Protestuesit ultimatum 72 orësh Edi Ramës për të shkarkuar ministrat

E Enjte, 04 August 2022 21:50

 

Protestuesit që u mblodhën mbrëmjen e sotme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës.

Duke folur në mbyllje të protestës, avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se, qytetarët i kanë lënë Edi Ramës 72 orë kohë për të shkarkuar dy ministrat nga detyra, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës.

Ata kanë lajmëruar që nëse nuk do të ketë reflektim, të hënën datë 8 Gusht në orën 19:00 do të protestohet sërish.

‘Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund’, tha protestuesja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...