“PD është një dhe e vetme”, Meta për reformën territoriale: Ka fryrë administratën, populli thotë ore ç’na bëtë, ja pse do bashkëpunoja me PS

Premte, 05 August 2022 11:44

 

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta është pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe bashkëpunimin e tij me Partinë Demokratike në kuadër të propozimeve ligjore për të.

I ngacmuar nga fjala fragmente në pyetjen e gazetarit, Meta theksoi se Partia Demokratike është një dhe e vetme, ashtu siç është edhe populli opozitar, pasi koha kur flinte gjumë selia blu ka përfunduar sipas tij.

Meta gjithashtu theksoi se për reformën territoriale është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Partinë Socialiste, pasi kjo është një reformë për njerëzit, për t’iu foruar atyre shërbimet që humbën me ndarjen e 2014.

FJALA E METËS:

Rrit fryrjen e administratës në kurriz të qytetarëve që paguajnë taksa. Po e din qytetarët sa janë rritur shërbimet dhe ata thonë ç’na bëtë me këtë reformën territoriale se tani s’merret më njeri fare me ne, s’kujtohet njeri. Ata fryjnë administratën, vjedhin poshtë e lart, as ka konsultime me popullin për rruga dhe ujësjellës. Këta marrin taksa dhe i përdorin sipas qejfit.

Së pari njëherë nuk e di se ç’janë këto fragmente në PD. Mendoj se ka një PD dhe vetëm një dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë. Dhe do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD-në, që është vetëm një. Siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ora 19:00 ishte tregues i qartë i këtij zgjimi, i vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD. Kështu që do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale, edhe me PS sepse kjo është një reformë për njerëzit, s’ka si të jetë ndryshe. Se në këto shifrat 2/3 e shqiptarëve që jetojnë me 5.5 dollarë ka edhe hallexhinj edhe socialistë, se jo të gjithë kanë skafe miliona euro për të harxhuar 1 milionë e 2 milionë në resorte luksoze. Kështu që do të bashkëpunojmë me të gjithë për reformën territoriale. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë triumf i rivendosjes së llogaridhënies.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...