'Serbia të nisë luftën dhe ta kthejë Kosovën, si Rusia Krimenë', media shtetërore ruse me dokumentar kërcënues

Saturday, 03 September 2022 18:16

 

Televizioni rus “Russia Today”, ka nisur transmetimin e një programi që ata e quajnë “program special dokumentar” në të cilin bëhet thirrje për luftë në Ballkanin Perëndimor.

Aty është shfaqur edhe lideri i së djathtës serbe, Misha Vaçiç i cili kërkon që edhe Serbia të veprojë njëjtë si Rusia, në mënyrë që siç thotë ai “fëmijët e brezit të ri serb të jetojnë në një vend ku do të bashkohen të gjitha vendet serbe”, duke përmendur këtu Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën, shkruan Nova.rs.

“Djali im dhe fëmijët e tjerë do të jetojnë në një vend të paqes absolute, ku janë mbledhur të gjitha vendet serbe, nga deti serb, përmes Bosnjës serbe, Kosovës serbe…”, tha Vaçiç.

Ai shtoi se serbët duhet të veprojnë si Rusia dhe se kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

“Ashtu si Rusia ka sukses në denazifikimin, çmilitarizimin dhe çlirimin e botës ruse, ashtu edhe ne serbët kemi të drejtë, përmes operacioneve speciale, të krijojmë një botë serbe që do të jetojë në paqe dhe liri”, thotë ekstremisti i djathtë serb në këtë emision.

Aty transmetohet edhe fjalimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ku ai thotë se Serbia do të kundërshtojë NATO-n dhe Perëndimin, sepse “nuk kemi askund tjetër për të shkuar.”

Në emision përmendet vazhdimisht rreziku i shpërthimit të luftës, duke propaganduar se kjo mund të ndodhë në muajt dhe vitin në vijim.

“Të shtënat në pikën kufitare Bërnjak, si njëqind vjet më parë në Sarajevë, pothuajse çuan në një krizë globale”, thuhet në fillim të raportimit, duke iu referuar barrikadave të serbëve të Kosovës të muajit të kaluar në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Vaçiq citohet gjithashtu duke thënë:

“Është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës siç bëri Rusia me Krimenë”.

Një tjetër ekstremist serb citohet duke u shprehur:

“Nuk do të lëmë asnjë fëmijë, edhe sikur të jetonin në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë. Është detyrë e brezit tonë të sigurojmë që askush të mos mbetet pas, askush të mos harrohet”.

Për këtë program ka folur edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Ai jep arsyet se pse Rusia po kërkon të hapë një bazë ushtarake në Serbi.

Ambasadori rus thotë se kjo do të ishte një kundërpeshë e bazës amerikane, apo NATO-s, Bondsteel në Kosovë. Ai theksoi se Moska zyrtare e kërkon hapjen e kësaj baze, por nuk insiston dhe nuk ua imponon autoriteteve të Serbisë hapjen e bazës së saj ushtarake në atë vend.

“Perëndimi po e shtyn Serbinë drejt vendosjes së sanksioneve anti-ruse, Serbia detyrohet të njohë Kosovën, Serbisë i kërcënohet me ndërprerje të furnizimit me gaz”, raporton kjo media fjalët e ambasadorit rus.

Një pjesë e filmit i kushtohet edhe aksionit “Stuhia” me theks në mënyrën se si u dëbuan serbët nga Kroacia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...