Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve, Berisha: Letrat të firmosura në zyrën e Ramës

Premte, 09 September 2022 15:12

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti gjueti shtrigash akuzat për kreun e Partisë së Lirisë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit.

 

Sali Berisha: Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin? Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...