Meta: Rikthimi në krye të PL, detyrim për situatën e keqe ku ndodhet vendi

Hënë, 12 September 2022 22:24

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV deklaroi se në krye të partisë ka ardhur si detyrim i situatës në të cilën ndodhej vendi.

Për të gjithë zhvillimet që kanë ndodhur dhe i kemi trajtuar edhe herë të tjera, e kam bërë të qartë që në 25 korrik jam i detyruar të kthehem në politikën aktive, sepse Shqipëria kurrë nuk ka qenë kaq keq sa sot.Kam respektuar parimet e demokracisë, Kushtetutën dhe kam bërë përpjekjet më të mira që vendi të mos humbasë në drejtim të integrimit europian dhe proceset e tjera madhore.

I pyetur se latë Presidencën dhe morët partinë nga bashkëshortja, duke i ndryshuar dhe emrin brenda ditës, njëlloj si inceneratorët që u hodhën të gjithë firmat brenda ditës, meta tha se ky ëhstë një perceptim i gabuar.

Është perceptim i gabuar. Ajo parti është krijuar me emrin tim dhe me idetë e mia, për të zhbllokuar integrimin europian. Garantoi rrotacionin. Nuk mendoj se ishte një imponim i imi ndaj një forcë të caktuar politike, por ishte një detyrim i imi për të orientuar siç duhet këtë forcë politike dhe për ti dhënë një kuptim të ri në kushtet kur ndodhet vendi, në kushtet e reja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...