Pedagogët-Ramës: Bëhu çerek burri, do mbetemi pa auditorë e studentë

E Enjte, 20 October 2022 11:48

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë thirrje që rektorati të mbajë qëndrim në lidhje me protestën për rritjen e pagave.

Ai u shpreh se nëse vazhdohet me këtë sistem, do ngelen pa auditorë dhe studentë. Sipas tij, ky është momenti pa kthim që universitetet të mos shkojnë drejt greminës.

 

Sandër Kovaçi nga protesta e pedagogëve para Korpusit Universitar i bëri thirrje rektorëve që të mbështesin protestën dhe të thërrasin Konferencën e Rektorëve. Ai tha se nuk do të detyrohen me këtë rast që të mësojnë gjuhën e Bangladeshit, pasi në fakultetet e tyre do mësojnë të rinjtë nga ky shtet, pasi shqiptarët do ikin me gjasa.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, Kovaçi ka sugjeruar që ky i fundit mos të merret me biografi.

“Zoti Rama, ju drejtohemi ju, por s'e kemi vetëm me ju personalisht, i drejtohemi dhe Këshillit të Ministrave, plotësoni kërkesat tona. S'e kemi personale me ju. Mos u merr me çështje personash, me biografi të Sigurimit të Shtetit. Jam i zgjedhur nga Këshilli Drejtues kështu që deri në 2023 do ta kem këtë mandat. Nuk e kam nxjerrë me mik notën mesatare 10 nga klasa e parë deri në universitet. Nuk ka të bëjë me një person që ka ardhur nga rruga”, tha Kovaçi.

Kurse një pedagog i bëri thirrje Ramës të bëhet çerek burri.

"Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita-ditës, nuk kemi më kohë të durojmë këtë situatë dramatike. Durimit i ka ardhur fundi ndaj jemi mbledhur sot. Shpresa nis me motivimin e stafit. Duke i trajtuar në mënyrë sa më dinjoitoze, me rritjen e financimit të kërkimit shkencor në nivel rajonal e pastaj evropan. Shpresa nis me tërheqjen mbrapsht të rritjes 8% të pagave të pedagogëve duke futur duart te xhepat e studentëve. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo autonomi qeveritare.

Greva e 2004 u mbështet nga kryeministri i sotëm, por u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat, ndërsa sot çuditërisht nuk e mbështet protestën e i bëj thirrje të bëhet një çerek burri për të plotësuar kërkesat tona minimale dhe jetike".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...