Energjia/ Berisha: Një pasuri kombëtare e shndërruat në mallkim kombëtar

E Enjte, 20 October 2022 14:04


Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se kjo mazhorancë qeverisëse e ka shndërruar energjinë elektrike në një mallkim kombëtar.

“Sot diskutojmë për një sektor, i cili është rasti më klasik se si një pasuri kombëtare është shndërruar në një mallkim kombëtar.


Një pasuri e çmuar kombëtare, falë një strategjie të nisur në vitin 2007, u arrit të mbidyfishohej prodhimi i energjisë hidrike. Fakti është se në vitin 2021, Shqipëria prodhoi 9 terravat energji,nga e cila konsumon vetëm 7.

Fati tragjik është se biznesi i vogël shqiptar paguan tarifat më të larta në Euriopë, falë rritjes katastrofike që i bëtë ju.

Fakti tjetër është se po vidhni në mënyrën më të papërmbajtur. Sepse si në asnjë vend tjetër, e shisni energjinë e digave te agjentët tregtarë tuaj me 40 euro megavati, dhe ai e shet në bursa me 120 euro dhe ju sjell të gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku.

Fakti është se ju merrni në pikun e energjisë, energji nga Kosova, që e depoziton këtu që t’ia ktheni kur të keni. Ju atë energji, e rieksportoni dhe hapni digat, vetëm e vetëm për të përfituar dhe vjedhur.

Ju keni krijuar në sistemin energjetik nj rrjet vjedhjes më gjigante në Europë dhe botë. Ju hapni tendera në një platformë dixhitale të paverifikuar nga askush përveç grupit të hajdutëve me të cilët vidhni. Këtu hapni tendera për 300 milionë euro. Hap e mbyllë sytë, fap e fap, shpallet fituesi me 99.99 përqind. Ju vidhni e vetëm vidhni.

Ju keni instaluar kohët e fundit një sistem vjedhje të qytetarëve në pallatet private të vjetra. OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohet pallateve të vjetra pa ashensor, pa pompa uji, që kanë vetëm 5 llampa, ju u faturoni 600 kilovat në orë. Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se keni ulur humbjet.

Po gropa e zezë jeni ju si qeveri. Që nuk paguani tarifat e konsumit të energjisë nëpër institucione. 200 milionë euro para të taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.

Si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare, në një mallkim kombëtar? Ky është mekanizmi i shndërrimit në mallkim kombëtar të një pasurie mahnitëse,” tha Berisha.

Kryetari demokrat iu përgjigj edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Dy fjalë për atë që tha zonja se nuk ka as sy të shikojë se ia ka zënë hajnia. Ato që janë bërë nga ajo qeveri para jush, janë epokale. Është bërë një betejë epike me gazin rus dhe është sjellë në Europë gazi azer. Janë licencuar dhe ndërtuar nga ajo qeveri, për 432 hidrocentrale, të gjitha me teknologji lege artis. E treta, harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë nuk do e përmbysësh Dibrën ti,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...