Drafti i PD, Berisha: Ky është ligji i vërtetë antikorrupsion, funksion si minë me sahat!

Hënë, 31 October 2022 15:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje  edhe Partisë Socialiste, “socialistëve të vërtetë” siç i konsideroi, ta mbështetin projektligjin e propozuar sot nga PD-ja në lidhje me "parashkrimin" , si “ligjin e vërtetë antikorrupsion” në Shqipëri, i cili funksionon si minë me sahat ndaj qeveritarëve të korruptuar edhe pasi ata ta lënë detyrën.

Për projektligjin që ua heq imunitetin zyrtarëve të lartë dhe i ndjek ata dhe pas lënies së detyrës për abuzimet e tyre,  të cilin e paraqiti në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha:

 
 
 
 

“Unë ftoj të gjitha partitë opozitare ta mbështesin, edhe Partinë Socialiste, pra ata që janë socialistë të vërtetë, ta mbështesin këtë ligj. Ftoj gjithashtu aleatët tanë, partnerët tanë dhe institucionet ndërkombëtare që ta mbështesin fuqimisht këtë nismë, në mënyrë që t’i japim vendit një perspektivë reale në zhvillimin e tij.

 
 
 
 

Të mos harrojmë se bëmë një betejë shumë të madhe në vitin 2011 për heqjen e imuniteteve por faktikisht ajo betejë, nuk jep, nuk realizoi qëllimin për të cilin ne e bëmë, sepse  sot falë reformës së George Sorros, drejtësia është thjesht një degë e ekzekutivit, është nën kontrollin e plotë dhe total të një njeriu që di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë siç është Edi Rama.

 
 

Ndaj masa e vërteta apo ligji i vërtetë antikorrupsion është ky, se ky funksion si minë me sahat për ata të cilët e konsiderojnë detyrën si një privilegj për të vjedhur. Ky i ndjek mbrapa, i kujton në çdo moment se vërtetë po firmos tani, por pasi të iki nga kjo karrige, më pret tjetër gjë dhe gjykoj se japim një kontribut substancial në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Pasi të bëjmë këto plotësime ju ftoj ta firmosim dhe depozitojmë sa më parë në parlament në mënyrë që të jetë ky ligj kontribut i opozitës.

Duhet të shtohet “Air Albania”, kompania që thotë Rama se "promovoj" avionët e saj; u bë balerinë! Prandaj dhe duhet të hetohet kjo kompani me të gjitha problematikat. Ka 3 vjet pa bilance. Sigurisht që nuk mund të dalë bilanci se del fluturimi 150 mijë euro dhe s’ka kush i paguan! 

Është një situatë e tmerrshme, prandaj dhe hetimi duhet të përfshijë“Air Albania”, se janë një dhe të pazgjidhur. Përflitej prej kohësh kjo gjë,, por ai doli vetë e tha që avionët ia kanë dhënë për promocion, 137 herë avion për promocion! Megjithatë, pozitive ishte që nuk tha "janë të Saliut", ato fluturime," përfundoi fjalën e tij, kreu i PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...