Rama injoron ultimatumin e pedagogëve/ Kovaçi: Gati të nisim grevën e urisë. Mesazhi për presidentin

E mërkurë, 02 November 2022 19:26

Rama injoron ultimatumin e pedagogëve/ Kovaçi: Gati të nisim grevën e urisë. Mesazhi për presidentinNë orën 16:00 e pasdites së kësaj të mërkure skadoi ultimatumi i pedagogëve ndaj qeverisë shqiptare, për plotësimin e kërkesave të tyre. 

Kërkesat e pedagogëve Edi Rama i injoroi në mënyrë sistematike, madje në mënyrë të paimagjinueshme hodhi akuza të pazakonta dhe baltë ndaj tyre. 

 
 Drejtuesi i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, u shpreh se 30 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Kovaçi tha se në grevë ata do të futen bashkë me familjarët e tyre.

Ai ka kërkuar nga presidenti dhe institucionet shqiptare që të garantojnë jetën e pedagogëve dhe familjarëve të tyre, duke shtuar se misioni akademik vazhdon.

“Rreth 30 pedagogë janë gati të hyjnë në gervë urie. Presidenti dhe institucionet të garantojnë jetën tonë. Të na garantohet jeta neve dhe familjarëve tanë. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore në këtë vend. Misioni ynë akademik vijon. Presim përgjigje nga institucionet. Do të futemi bashkë me familjarët në grevë”, u shpreh Kovaçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...