Alibeaj me porosi nga Rama: Nuk bashkohemi me PD. Dalim të vetëm në zgjedhje!

E Enjte, 03 November 2022 09:16

 

Enkelejd Alibeaj thellon përçarjen, duke bërë që grupi i tij t'i largohet edhe më shumë Partisë Demokratike.

Pas një mbledhje që zhvilloi këtë pasdite me të tijët, Alibeaj ka njoftuar për mediat se çfarë u vendos.

 

Në ato që shprehu përpara kamerave nuk surprizoi aspak, njësoj si të ishte Edi Rama që i fryn 24 orë në 24, përçarjes së demokratëve.

 

Dhe ajo që deklaroi Alibeaj ishte as më shumë e as më pak se porosia e Edi Ramës në përpjekje për t'i shërbyer interesave të tij, duke frenuar bashkimin e PD.

“Kemi dhënë formula zgjidhje për një kandidat unik që të jetë fitues. Çdo zgjidhje e njëanshme, është e papranueshme. Duhet ti shërbejmë demokratëve. PD do futet në zgjedhje, kjo është pajk por e sigurt. Ajo që Bardhi e artikuloi, është një formulë e vlefshme që besoj duhet ta gjejnë me logjikë e dashamirësi, veten kushdo. Dëshira urimi im është ky", tha ai.

Enkelejd Alibeaj vulosi fatin e grupit të tij gjithnjë e më larg PD kur tha se ata do të kenë kandidatët e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

"Sot në mbledhjen e gjatë dhe pasnesër në orën tre bashkë me Kolegjin e Kryetarëve, synojnë që demokratët të zgjedhin kandidatin. Kolegji Kryetarëve është një nga organet më të rëndësishme të PD dhe bashkë me kandidatët për deputetë mori 650 mijë vota të demokratëve. Nuk fitohet me matematikë por me moral, me njerëz që ua duan të mirën demokratëve, siluetë ndryshe nga regjimi, pa një të shkuar korruptive, me njerëz me politikë të përvuajtur, që largon nga egoja personale”, deklaroi më tej ai.

Pyetjet e gazetarëve

Pyetje: Pse po shkoni drejt praktikës së ndjekur nga Lulzim Basha në 6 mars dhe të përçani votat brenda të djathtës dhe të shkoni në atë rezultat siç u pa në 6 mars. Ju thoni se baza do që të fitoni në bashki, ju e keni pyetur dhe a do baza të ketë dy kandidatë?
Alibeaj: Që mos të përsëritet 6 marsi kemi qenë të parë që kemi artikuluar: Një kandidat! Një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratët mbështetës të strukturave të PD, po të doni ju dhe pjesën tjetër të cilët kanë zgjedhur të jenë mbështetje te pjesa tjetër. Për të qenë fitues duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyra e gjithë publikut dhe atyre të cilët në 6 mars nuk votuan, që na votuan në 25 prill por jo 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme, ata njerëz kanë dinjitet. Jeni në dijeni të ofertës që zoti Bardhi e bëri dhe publike, cili do ishte mekanizmi më i mirë për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues.

50% e pikëve nga primaret, 50% e pikëve nga sondazhet me një Këshill Politik që në unanimitet dhe sinqeritet është një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do ishte i sinqertë për një kandidat do të duhej të ishte pranuar nga gjithëkush. Por nëse synimi është për të asimiliar njërin grup nën pretendimin se kanë shumicë kjo nuk çon te ai që është objektivi, te kandidati. Çon te ideja fikse që nuk shkon për zgjedhjet lokale, hajde ti dhe më njih mua.Jo kjo nuk shkon. Duhet ti shërbejmë demokratëve, tu japimn komoditetin të zgjedhin një kandidat, të përballen me të keqen e madhe që është ky regjim. Kjo është një arsye e madhe për të tejkaluar çfarëdolloj ndarje, ndasie apo teke të vogël të celebrimit se kush është kush. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm.

Pyetje: Sali Berisha do nxjerrë kandidatë me primare në 61 bashki të vendit, po ju?
Alibeaj: Ne duam, kemi pasur qëndrimin, kemi bërë akte, kemi dhënë formula zgjidhje për të gjetur një kandidat unik për demokratët se zgjedhje lokale janë tek e fundit që të jetë fitues. Çdo zgjidhje e njëanshme si ajo që më the është e papranueshme. Duhet ti shërbejmë demokratëve. PD do futet në zgjedhje, kjo është pak por e sigurt.

Pyetje: A do ketë më negociata?
Alibeaj: Ajo çfarë zoti Bardhi e artikuloi është një formulë e vlefshme përgjithmonë, që do duhet ta gjejë veten çdokush. Kjo është dëshira, urimi dhe shpresa ime. Nuk fitohet me matematikë por me moral. Halli është i njerëzve dhe jo i neve lart.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...