Një shkollë austriake për Shqipërinë

Hënë, 07 November 2022 08:47

 

(në 15 vjetorin e themelimit) 

Shkolla austriake Peter Mahringer në Shkodër festoi javën e shkuar 15-vjetorin e themelimt të saj. Ceremoninëpërkujtimore në sallën sportive të shkollës e përshëndeti, krahas përfaqësuesve të ministrisë së arsimit e të bashkisë, edhe ministri austriak i arsimit Martin Polaschek. Ky i funditkishte ardhur enkas për përvjetorin në krye të një delegacioni të madh. Si ministër arsimi, i cili bashkë me palën austriake në v. 2005-2007 konceptoi e themeloi këtë shkollë të veçantë, po shkruaj disa rradhë për të kujtuar e shpjeguar. 

Zanafilla interesante e një shkolle

Qeveria Berisha sapo ishte betuar në shtator 2005 dhe vizitëne parë ndërkombëtare e pati nga znj. Elisabeth Gehrer, ministre e arsimit të Austrisë. Ajo, një mike e hershme e jona, ishte e angazhuar prej vitesh në Shqipëri me veprimtarihumanitare. Tashmë, si ministre, kishte plane për zgjerimin e mbështetjes austriake në arsim me fokus kryesisht në arsiminprofesional. Mbas takimit zyrtar me mua në Tiranë dhe në përfundim të vizitës së përbashkët në Shkodër qëndruam përdarkë në restorantin Legjenda në dalje të qytetit, aty ku Drini derdhet në Bunë. "Po sikur të hapim një shkollë austriake në Shkodër?" më thotë znj Gehrer me gotën me verë në dorëdikur nga fundi i darkës ende pa ardhur ëmbëlsira. 

Gjatë dy viteve në vijim administratat e ministrisë së arsimitshqiptare dhe austriake si dhe të tjera organe shtetërorepunuan me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë e të motivuarnga një vullnet pozitiv. Kapërcimi i vështirësive, përfshi edhesfida komplekse për kohën si furnizimi me ujë e korrent, ndodhi në kohë rekord. Trualli i shkollës u ofrua me bujaringa Urdhëri Franceskan me përkrahjen e plotë të provincialitAt Ndue Gashi dhe të At Zef Pllumit. Shkolla zuri gatitreçerekun e Kuvendit të tyre në lagjen Arra e Madhe. 

Një episod kurioz nga franceskanët: dikush, ende i traumatizuar nga ateizmi komunist, kundërshtoi që shtetishqiptar të kishte pjesëmarrje në këtë shkollë (siç parashihejnga marrëveshja dypalëshe standarte) sepse në rast rikthimi të komunizmit do të konfiskohej shkolla si kishat e manastiret në v. 1967. Kjo pikëpamje u duk jo e arsyeshme dhe nuk u mor parasysh nga Urdhëri. Nuk është rasti të shtjellojmë këtu nësekundërshtimi i vetmuar i një frati mund të kishte paturelemente profetikë. 

Një tjetër episod kurioz nga austriakët: meqë zgjedhjetparlamentare të tetorit 2006 nxorën fitues socialdemokratët, qeveria e zonjës Gehrer me kancelar z. Wolfgang Schuessel, të dy ishin të Partisë Popullore të qendrës së djathtë, i transferuan fondet ende të pashpenzuara të shkollës në njëllogari speciale prej nga nuk mund t'u ndryshohejdestinacioni. Megjithatë druajtja e tyre se mos qeveria vijuesenuk do e mbështeste projektin e Shkodrës fatmirësisht rezultoie pavend. Shkolla përfundoi dhe u inaugurua në kohën e kancelarit socialdemokrat Gusenbauer. Ajo u emërtua Peter Mahringer në përkujtim të një funksionari të lartë që ishte i përkushtuar për angazhimin austriak në Shqipëri. 

Mbi vetë shkollën Peter Mahringer 

Austria kishte "shkolla jashtë vendit" (Auslandsschulen) në gjashtë shtete të huaja. Shkolla e Shkodrës është e shtata si dhe e para në Ballkan po të mos llogarisim Kolegjin Shën Gjergji në Stamboll, të themeluar në shek. 19. Me kërkesëntonë ajo mori profilin e një shkolle profesionale të teknologjisë së informacionit; ndryshe nga gjashtë shkollat e tjera me profil gjimnazial. 

Shkolla ka 480 nxënës (40% vajza) të cilët marrin mësim nga 50 mësues austriakë e shqiptarë. Shteti ynë kontribuon me bursa studimi për afro një të tretën e nxënësve. Diplomat e lëshuara nga kjo shkollë njihen si shqiptare por edheaustriake. Nga kjo e fundit ato njihen automatikisht si të vefshme në të tërë Bashkimin Europian. Kompetencatbërthamë që formohen aty janë teknika kompjuterike e mediave dhe e rrjeteve. Në një vlerësim mbarëaustriak të shkollave, siç njoftoi në fjalimin e tij ministri Polaschek, shkolla e Shkodrës ishte ndër vetëm tetë shkolla austriake të certifikuara cilësisht. Maturantët e kësaj shkolle më së shumtivazhdojnë studimet universitare në Austri e thithen menjëherënga tregu i punës austro-europian. 

Sot ky element përfshihet në kontekstin e përgjithshëm të hemoragjisë migratore në Shqipëri dhe shihet me trishtim. Në vitin jo dhe aq të largët 2007 kishim një tjetër situatëdemografike dhe ky element shihej si pozitiv. E megjithatëkjo shkollë, e vetmja shkollë e huaj në Shqipëri pas liceutfrancez të Korçës, është një vatër dije e profesionalizmi si dhe një urë lidhëse mes Shqipërisë, Austrisë dhe Europës. 

Në këtë përvjetor është rasti per t'i thënë Austrisë faleminderitdhe Dankeschön! 

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

07 nëntor 2022

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...