Propozohen 7 kandidatë për primaret në Bashkinë e Tiranës, ja 3 emrat e rinj

Hënë, 07 November 2022 15:32

 

Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa prej emrave të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi bëri të ditur se këto emra janë persona të cilët kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës.

 

Vokshi: Në bazë të vendimit nr.38, datë 1 tetor 2022 të Këshillit Kombëtar të PD, në bazë të dy udhëzimeve: 11 të datës 24 tetor 2022 dhe udhëzimit 12 dhe 13 të datës 27 dhe 31 tetor, në çdo degë ka nisur procesi për marrjen e propozimeve nga çdo nivel strukture.

Përveç shprehjeve të interesit, në çdo degë, në çdo nivel strukture janë marrë propozimet për kandidaturat, për primaret, për çdo bashki të vendit.

Për Tiranën, në orët e vona të ditës së mbrëmshme janë marrë dokumentacionet nga 16 degët e Tiranës. Për shkak të intesitetit shumë të lartë të procesit, për shkak të interesit po aq të lartë për primaret, KOKOE ka qenë e mbledhur çdo ditë, pra edhe në fund të javës.

Sot KOKE ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ardhur nga 16 degët e Tiranës. Dua të sqaroj që KOKOE nuk përcakton, nuk vlerëson kandidaturat, por vetëm shqyrton nëse dokumentacioni është plotësuar konform vendimeve përkatëse.

Emrat e personave që janë vetëkandiduar nga 16 degët për bashkinë Tiranë dhe që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Emrat janë në renditje alfabetike:

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

Në bazë të nenit 12 të statutit të PD, i kalojnë për shqyrtim dhe për vendimmarrje Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet në ditët në vijim.

KOKOE do të mblidhet përsëri sot për të marrë në shqyrtim dokumentacionin e ardhur dhe nga degët e tjera, apo për të marrë në shqyrtim disa kërkesa që i janë adresuar në emër të KOKOE për shtyrje afati në degë të caktuara.

Unë si kryetare e KOKOE doja të falenderoja të gjithë personat që kanë besuar në procesin e primareve të PD si procesi më demokratike i një forcë politike. Këta persona që shprehën dëshirën për të kandiduar duam t’i falenderojmë dhe po ashtu duam të falenderojmë edhe degët e PD për organizimin e procesit të marrjes së propozimeve në çdo nivel strukture, proces i cili po vijon edhe tani në të gjitha degët e tjera përveç Tiranës.

Për degët e tjera, për vendimarrjen, do ju njoftojmë në vijim.

Faleminderit!

Modifikuar më Tuesday, 08 November 2022 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...