Berisha: Rama i zi edhe me fëmijët, shpenzon 22 mln euro për të udhëtuar me çarter me dhomë gjumi

Hënë, 07 November 2022 20:55
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar këtë mbrëmje një takim me banorët e degës 9 në Tiranë. Berisha deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama është i zi edhe me fëmijët ndërsa kujtoi shpenzimet prej 22 mln eurosh të kryeministrit për fluturimet me charter.

“Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë. Shpreh besimin tim se secili prej jush, demokrat dhe demokrate në këtë sallë se demokratët dhe demokratet e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë sot më të vetëdijshëm, më të vendosur, më të guximshëm se kurrë për ti dalë zot, lirive të drejtave, dinjitetit të tyre dhe mbarë shqiptarëve, për ti dalë zot interesit kombëtar të këtij vendi, këtij kombi. 

Sot ne kemi përballë, pa asnjë mëdyshje armikun më të egër të qenies së shqiptarëve, pas Enver Hoxhës në historinë tonë kombëtare.
 Edi Rama është kryeministri i cili sillet ndaj shqiptarëve, sikur të përfaqësonte një fuqi armike të tyre dhe jo qytetarët shqiptarë. Sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar, sillet si një kolonizator ndaj mbarë shqiptarëve, përfshi këtu edhe shumicën dërrmuese të socialistëve shqiptarë.

Edi Rama është një armik i fëmijëve tuaj, fëmijëve të shqiptarëve. Para jush unë takova një grup të gjerë prindërish të kopshtit ‘Zybejde Hanim’ me 250 fëmijë të mbyllur në një akt të turpshëm, ç’njerëzor nga Edi Rama me urdhër të një udhëheqësi të një vendi tjetër.

Ky akt, e thashë dhe aty e them edhe këtu është akt më ç’njerëzor që mund të bëjë një qeveritar. Ai i cili nuk stepet, dorëzohet, para një fëmije, ai nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun.

Do të ju rikujtoj një skenë nga Viktor Hygo: Gjenerali që mbrojti kështjellën u largua. Në tunele shpëtoi, por gjenerali kthehet se një fëmijë kishte mbetur në biblotekë dhe kështjella po digjet. Kthehet, merr fëmijën dhe zbret shkallët e dorëzohet.

E dhashë këtë shembull për të thënë se asnjë njeri që i thotë vetes i tillë, nuk është që të bëjë një betejë me fëmijët, ëndrrat e tyre, kopshtin e tyre. Duhet të jesh si ai që ka trashëguar psikologjinë e babait të tij xhelat dhe tani kalon nga salla në sallë me një fjalor ordineri, që turpëron çdo njeri përveç atij që të ndërmarrësh një akt të tillë. Ai që është i tillë për fëmijët, është shumë herë më i zi për të gjithë të tjerët.

Ai i tillë është për pensionistët të cilët jetojnë duke numëruar kafshatën, që nuk mbijetojnë pa ndihmën e tjerëve, ndërkohë që vetë shpenzon 22 mln euro në 137 udhëtime me çarter me dhomë gjumi, se ashtu i takon nipit të xhelatit Spiro Koleka dhe të xhelatit Kristaq Ramës.

I takon atij, ndërsa të tjerë shqiptarë jetojnë në çadra, çadra të grisura, gra, fëmijë, të moshuar, që të gjithë, sepse për atë qytetarët janë qenie inferiore, pa vlerë, për tu shtypur. Udhëheqja komuniste me doktrinë burgoste, pushkatonte, internonte, por në aparencë nuk i lejonte vetes një sjellje të tillë.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...