Largimi i zyrtarëve serb/ Berisha: Përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë

Tuesday, 08 November 2022 15:17

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha është ndalur edhe te situata në Kosovë, pasi zyrtarët serbë u larguan nga institucionet si pretekst kundër vullnetit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjet në territorin e vendit.

Berisha e ka quajtur një përpjekje të flagrante e Aleksandër Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe ai nuk e fsheh këtë. Sipas Berishës, vetëm një muaj më parë deklaroi se qëllimi i qeverisë së Kosovës është të zhdukë gjurmët e shtetit serb në Kosovë.

 

Berisha: Një çështje të dytë që doja të paraqes ka të bëjë me situatën në rajon. Dje zëdhënësi i Kremlinit reagoi haptaz dhe akuzoi dhe fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiçi dhe ai vetë Putini, në rajon. Manipulimin e paskrupullt me zyrtarët serbë në Kosovës me largimin e tyre nga institucionet, vendosjen e bandave serbo-ruse dhe futja e armatimeve, të gjitha këto si pretekst kundër vullnetit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjet në territorin e vendit.

Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua ti shpreh solidaritetin tim të plotë dhe në emër të PD dhe tuajën Kosovës, qytetarëve të Kosovës dhe të dënojmë me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

E gjitha kjo që ndodh është një përpjekje flagrante e Aleksandër Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe ai nuk e fsheh këtë. Vetëm një muaj më parë deklaroi se qëllimi i qeverisë së Kosovës është të zhdukë gjurmët e shtetit serb në Kosovë.

Përshëndes më këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO-s në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës sepse Putin dhe ‘Putini i vogël’ Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarin një aventurë të re e kam theksuar dhe theksoi se Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur ta gjykojë ajo, por natyrisht paraljmërimet ultimative të NATO-s uroj që të mos imagjinojë asnjë llojë përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do të jetë i rëndë shumë i rëndë.

Është rasti të dënojë edhe njëherë qëndrimet e Edi Ramës se në të gjitha këto acarime ciklike të situatës mes Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ka pasur direkt apo indirekt mbështetjen e plotë të Ramës. Beogradi është ndier më komod dhe i sigurtë me kërcënimet dhe projektet e tij mbasi me vasalin e tij Edi Ramës e ka vendosur Kosovën në një darë armiqësore si nga veriu dhe jugu i saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...