Berisha: Rama kryeministri më i kushtueshëm në Europë! 22 mln € flurime me avion taksi me dhomë gjumi

Tuesday, 08 November 2022 21:51
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me Frontin e Shpëtimit Kombëtar. Sali Berisha komentoi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me charter për të cilin tha se është kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Berisha deklaroi se Edi Rama ka shpenzuar 22 mln euro për fluturimet e tij private.

Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi me dhomë gjumi në të katër anët e globit, duke u bërë kështu kryeministri më i kushtueshëm në Europë, me një faturë prej 22 milionë eurosh, për fluturimet e tij me çarter.

 
 
Në këto kushte është e vonuar protesta e 12 nëntorit dhe unë kam bindjen më të thellë se vetëm me protesta ne duhet të flasim me këtë qeveri. Kjo gjuhë tjetër nuk njeh, nuk merr vesh, ndaj dhe është thirrur protesta e 12 nëntorit, për të çelë siparin e një përballje të vërtetë me këta qeveritarë të cilët nuk kanë të ndalur.
 
Unë dje kisha një nga takimet më prekëse të jetës time. Fëmijët e një kopshti të cilëve, Edi Rama ua mbylli kopshtin me urdhër nga Ankaraja. Se si mund të mbyllet një kopsht fëmijësh, një njeri normal me dinjitet nuk mund ta imagjinojë, por kopshti me 250 fëmijë u mbyll dhe ministrja mori një lavdërim nga ministri i Jashtëm i Turqisë, për vendimin që mori.
Vendimmarrja për pjesë e saj nuk ndodhet në Tiranë, por në Ankara, Beograd, apo gjetiu. Kështu që vendi pret ti dalim zot.”-tha Berisha.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...