Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Tahiri: Plani franko - gjerman nuk e përmban njohjen reciproke

Premte, 11 November 2022 09:08
 
 
 

Prishtinë - Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri në një intervistë për “RTK Prime” tha se situata është e kompilikuar në veçanti në pjesën veriore të vendit. Prandaj tha ajo janë dy çështje kryesore që duhet zgjidhur. E para sipas saj, si prioritet është zgjidhja e tensioneve në veri në mënyrë që të mos krijohen shkaqe për ndonjë eskalim të situatës e pastaj të vazhdohet me marrëveshjen finale.

“Serbia do të provojë gjithsesi t’i shtojë tensionet në veri, po e luan lojën për ta quar drejtë protektorarit veriun. Vuçiqi urdhëroi të gjithë serbët të dalin nga institucionet e Kosovës në veri. Ky është pra prioriteti, kështu po e thonë edhe aleatët amerikan. E para të zgjidhet çështja e tensioneve pastaj të vazhdohet me marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

 
 
 
 
 

Ish kryenegociatorja tha se një marrëveshje pa njohje reciproke nuk është marrëveshje e mirë e këtë siç tha ajo, Kosova duhet ta kundërshtojë e ta refuzojë.

 
 
 
 

Tahiri, është shprehur e bindur se nuk do të ketë takim trepalësh.

 
 

“Jo pse unë e parashikoj, por ashtu u pa nga qëndrimet amerikane. Ata si kurrë më parë janë të qartë, po kërkojnë nga Qeveria të koordinohet, së pari marrëveshjen për targa ta qojnë tutje në koordinim me SHBA e pastaj për fat të keq dhe pa nevojë doli edhe një kërkesë e që është asociacioni”, tha tutje, Tahiri.

Tutje se çka do të ndodhë sipas Tahirit varet nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga djallëzitë siç tha ajo të presidentit serb.

“Sepse ai nuk ndalet me djallëzitë e veta, prandaj Qeveria duhet të jetë tepër e fokusuar, e koordinuar e të mos ketë një vetëbesim për aftësinë negociatore, sepse ndër fushat më të ndërlikuara janë negociatat. Qeveria nuk ka përvojë, prandaj ra edhe në grackë siç po e shohim”, tha Tahiri.

Tahiri: Plani franko-gjerman nuk e ka brenda njohjen reciproke

Ndërisa ka folur për planin franko-gjerman që Kosova tashmë e ka si propozim në tavolinë, Edita Tahiri tha se e ka parë këtë dokument dhe aty nuk është e përfshirë njohja reciproke.

“Esenca është se duhet të thuhet në mënyrë eksplicite që të dyja shtetet njohin njëra- tjetrën, që do të pasohej me vendosjen e  marrëdhënieve fqinjësore me kartën e OKB-së, që respektojnë edhe sovranitetin edhe integritetin territorial të njëra -tjetrës, të hapin ambasadat, të fillojnë fazën e bashkëpunimit bilateral, dhe ma merr mendja që një prej pikave do të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit që kanë mbetur të pazbatuara”.

Ajo tha se çelësi i marrëveshjes finale për të sjellë paqe mes dy shteteve pas luftës gjenocidale që Serbia ka bërë në Kosovë, është njohja reciproke mes shteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë e jo në mënyrë të tërthortë dhe nuk e ka plani franko-gjerman.

"Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, por në Vjenë"

Derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Tahiri  tha se Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, as në 2013-n as në 2015-n, por sipas saj, Asociacioni ka lindur në Vjenë dhe është në Planin e Ahtisarit.

“Ligji për Pushtetin Lokal thotë se në Kosovë mund të ketë më shumë se një Asociacion të komunave. Ajo që ne kemi arritur së paku kemi nxjerrë Asociacion pa kompetenca ekzekutive, mirëpo tani unë më nuk dëshiroj të diskutojë për këtë, kjo është punë e Kurtit, sepse Kurti duke kundërshtuar Asociacionin erdhi në pushtet, tash është punë e tij. Jo nëpër rrugë e nëpër media, por aty ne Pallatin Élysée”, tha ajo.

Ish kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur refren të përsëritur deklaratën e presidentes Osmani që pas takimit tregoi se çka folën në Pallatin Élysée ,në takim që u pritën nga presidenti i Francës bashkë me kryeministrin Kurti.

“Për mendimin tim është dashur që presidentja të shfrytëzojë prezencën tek Pallati Élysée  të përmend që plani franko -gjerman për marrëdhëniet Kosovë- Serbi duhet të bazohet esencialisht në Traktatin e Élysée-s”.

E ajo çka ka thënë presidentja, sipas Tahirit,  është një refren i njohur tash e sa kohë. “Këta qeveritarë janë të rinj”, tha ajo.

“Kur je në procese të rënda, vëzhgohesh në çdo detaj. Nuk ka nevojë t’i tregohet Macronit apo të tjerëve, sepse ata e kanë tërë kohën mendjen në Serbi e në Kosovë dhe në procese sepse janë bashkë me SHBA dhe Gjermaninë edhe Franca në ndërmjetësim. Pra, ata monitorojnë gjendjen, e ti si palë mund të flasësh të lobosh, por duhet të kesh respekt e konsideratë që pala ndërmjetësuese i ka vëzhgimet e veta për këto procese”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...