Qeveria po dështon të monitorojë koncesionet PPP? Ministria e Financave: Janë shumë kontrata dhe komplekse

Hënë, 14 November 2022 09:42

 

Aktualisht janë në zbatim rreth 228 kontrata koncesionare në të gjithë sektorët, por sakaq qeveria ka pranuar se nuk ka aftësi për të kontrolluar zbatimin e tyre.

Para pak ditësh Ministria e Financave publikoi Raportin e Monitorimit të Koncesioneve (detyrim ligjor) por nga 228 kontratat PPP arriti të raportojë ecurinë për vetëm 65 kontrata. Edhe për të 65 kontratat raportimi ishte i mangët.


Ministria e Financave nuk raportoi situacionet e punimeve sipas pagesave të dhëna nga buxheti i shtetit për kontratat në sektorin e transportit (rrugët) dhe inceneratorët, teksa elementë të tjerë të rëndësishëm të kontratave mbetën tërësisht të paprekur.

“Për vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë rezultojnë 228 kontrata koncesioni/PPP të nënshkruara. Në bazë të raportimeve të bëra deri tani nga Autoritetet Kontraktuese në këtë raport janë përshkruar 65 Kontrata Koncesioni/PPP, të cilat përfshihen në sektorin e Transportit, Energjisë, Zhvillimit Urban, Zhvillimit Ekonomik, Kontrollit Fiskal, Mjedisit dhe Shëndetësisë” .

Raporti ka monitoruar formalisht vetëm 28 për qind të kontratave, teksa Ministria e Financave në përmbledhjen e raportit la të kuptojë se procesi i monitorimit ka dobësi duke dhënë edhe argumentet përkatëse .

“Duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP në Shqipërisë është i lartë, si dhe jo çdo kontratë ka një Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi dhe për rrjedhojë ky raport do të përcjellë informacion për 65 kontrata koncesioni/PPP” sqaroi Ministria e Financave.

Më tej financat sqaruan se në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse i kanë kërkuar Autoriteteve Kontraktuese angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale me qëllim sigurimin e një procesi monitorimi sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë vitit 2021 ka dhënë rekomandime për Autoritetet Kontraktuese me qëllim marrjen e masave nga ana e tyre për përmirësimin e performancës në ofrimin e shërbimeve dhe punëve publike, objekt i kontratave të koncesionit fushë e tyre e përgjegjësisë, si dhe për minimizimin apo eliminimin e risqeve të drejtpërdrejta e të tërthorta që ndikojnë në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, i është kërkuar çdo Autoriteti Kontraktues që të ngrejë struktura monitoruese për çdo kontratë koncesioni edhe kur kontrata specifike nuk e përcakton nje strukturë të tillë, me qëllim që informacioni i raportuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të jetë i plotë, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.

Më herët burimet konfidenciale nga Ministria e Financave pohuan se Autoritetet Kontraktore nuk po arrijnë të kontrollojnë koncesionet nëse po kryejnë veprimtarinë sipas kontratës, për shkak të mungesës së raportimit nga institucionet përkatëse, sidomos pas nisjes së hetimit nga SPAK për disa prej tyre. /Monitor.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...