Berisha: SKAP-i i partisë po mbyll aferën e djegësave, qytetarët do i bëjnë gjyqin publik Edi Ramës

Premte, 18 November 2022 13:43

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme se Prokuroria e Posaçme po mbyll aferën e djegësave.

“Shqipërinë e kanë ngërthyer si një gaforre e tmerrshme, aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe enturazhit familjar.


SKAP-i i partisë, po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për ta shitur si një aferë të disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigante të krimit ekonomik të Edi Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer.

Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Janë, sepse Edi Rama, për të mbushur thasët me euro me grupin e tij mafioz, organizatën e strukturuar kriminale, pranon të firmosë, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit të Prokurimeve Publike, që i thotë se procedura ‘negociatë e mbyllur’ nuk ekziston në ligjin shqiptar, me fjalë të tjera, ekziston vetëm në kodet e mafias.

Pavarësisht kësaj shkrese, lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhjet, paratë, e shtyjnë kryeministrin të firmosë fap-fap-fap siç do deklaronte në Komisionin Parlamentar.

SKAP-i i partisë përpiqet që mbulojë ëktë krim, por nuk mbulon dot, sepse përveç firmës antiligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarrjen e tij, ai vendosi bashkë me Agaçin, të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave dhe të transferojë paratë në Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin kur ajo nuk kishte asnjë qindarkë të vetme për këtë objekt. Edi Rama është përgjegjës më kryesor, se ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama ka bërë një kontratë personale, që të mos zgjidhet.

“Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas. Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha. Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë palë.,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...