RaiNews: Qeveria shqiptare po shkatërron Parkun e Butrintit

Tuesday, 22 November 2022 08:34

 

Menaxhimi i Parkut të Butrintit nga Fondacionit Shqiptaro-Amerikan ka nxitur reagimin e medias prestigjioze italiane RaiNews.

Gazetari italian Gianni Giampietro kurajoz për të ditur më shumë ka realizuar një intervistë me studiuesin Auron Tare dhe me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

 

“Një park që ka thesare me një varietet të ndryshëm kafshësh e bimësh E gjithë kjo mund të vihet në rrezik nga një vendim i qeverisë së kryeministrit Edi Rama që ka vendosur t’ia japë Butrintit për menaxhim Fondacionit Amerikano Shqiptar. Ky vendim është kundërshtuar nga partitë Opozitare,”- thotë ai dhe më pas i drejton mikrofonin Tares.

 

“Problemi me Butrintin tani, përsa i përket menaxhimit, është se parlamenti ka miratuar një ligj që ia kalon menaxhimin e Butrintit një fondacioni. Ky është parku më i madh dhe më i rëndësishëm në vend. Kjo është një pikë që shumë studiues e arkeologë shqiptarë nuk mund ta pranojnë,”- shprehet studiuesi.

“Ka një tjetër problem, një pjesë do të hiqet nga Zona e Mbrojtur?”- pyet gazetari.

“Është vendimi i qeverisë gjithashtu për të përjashtuar një pjesë të Butrintit, konkretisht 800 hektarë të parkut nga Zona e Mbrojtur. Është marrë në janar të këtij viti. Kjo është arsyeja sepse unë kam punuar prej vitesh si drejtor që ta mbroj nga projektet që synojnë të realizojnë fshatra turistikë. Deri më tani, të paktën dy fshatra janë drejt përfundimit,”- përgjigjet Tare.

Më pas, Giampietro kërkon informacione nga ministrja Margariti për investime që pritet të bëhen.

“Fakt është që në Ksamil dhe në plazhin e Manastirit janë parashikuar investime me vlerë 28 milionë euro. Ndaj shkuam të kërkojmë një prononcim nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti,”- thotë gazetari, por përgjigjia që merr nga Margariti është se Ksamilin e kanë gjetur të ‘pushtuar’ nga investime e ndërtimet pa leje. Ndaj, sipas ministres, nuk kanë parë asnjë vlerë arkologjike apo kulturore për ta ruajtur nga investime të tjera.

“Nuk shohim vlerë arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore në zonën që tashmë është e ‘pushtuar’ nga investime, siç ndodh me rastin e Ksamilit, që është një zonë e urbanizuar totalisht. Vitet e para pas rënies së diktaturës, ndërtesat janë ndërtuar për fat të keq pa asnjë lloj lejeje,”- thotë Margariti.

“Ambientalistët e kundërshtojnë dhënien e Butrintit në Fondacionin,”- shton gazetari, por Ministrja e Kulturës mendon se ky fondacion do ta ngjisë Butrintin në garën ndërkombëtare.

“Nuk është privat, është një fondacion që ka anëtare dhe Ministrinë e Kulturës. Në këtë moment jemi në një garë të hapur ndërkombëtare për kreun e ri të fondacionit, ka pasur shumë pjesëmarrës dhe më në fund përmes kësaj nisme Butrinti do të shohë dritë në arenën ndërkombëtare,”– thotë ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...