Vrasjet në Elbasan/ Si e shpërbleu Taulant Balla prokurorin që i fshiu emrin nga përgjimet

Tuesday, 22 November 2022 14:22

 

Ardian Çapja ka dhënë dje një dëshmi bombastike në Gjykatën e Posaçme, duke lënë të nënkuptohet se Taulant Balla është politikani i lartë që qëndron pas serisë së vrasjeve në Elbasan.

Ai nuk e tha emrin e plotë, pasi tha se i rrezikohet familja. Por Çapja bëri një deklaratë të bujshme. Sipas tij, prokuroria e Elbasanit i ka fshirë përgjimet ku del emri i politikanit të lartë Taulant.

 

Ndërkohë skandali është më i thellë se kaq.

Një nga emrat e akuzuar vazhdimisht nga mediat për lidhje të ngushta me Taulant Ballën, është ai i prokurorit Kreshnik Ajazi. Ky i fundit ka shërbyer në Prokurorinë e Elbasanit dhe së fundmi është bërë edhe kryeprokuror i këtij qyteti.

Kur u konfirmua në detyrë nga procesi i vetingut, pati raportime në media se kjo erdhi për shkak të lidhjeve të ngushta të Kreshnik Ajazit me Taulant Ballën. Edhe pse ka mbaruar shkollën dhjetë vite më parë, Ajazi pati një ngjitje meteorike në karrierë, madje garoi për të marrë edhe drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ajazi njihet në zonë prej lidhjeve të forta me Taulant Ballën, për mbyllje dosjesh në Elbasan, mbulim të aferave të ndryshme dhe interesa të forta të ndërsjella, aq sa Ajazi njihet ndryshme si prokurori i Ballës.

Lidhja e tyre është aq e fortë saqë Balla i mori vëllain Ajazit këshilltar në Kuvend dhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ia ka bërë edhe deputet. Besjan Ajazi është ndër politikanët më të rinj në moshë, por ka përfituar nga lidhjet me Ballën.

Ndërkohë, procesi i vetingut për Ajazin ishte i dyshimtë. Edhe pse kishte probleme me pasurinë, ai e kaloi procesin. Gazetari Elton Qyno ironizonte duke thënë se seanca e tij u ‘braktis’ qëllimisht nga mediat. “Kush i mori në telefon që të mos afroheshin pranë ambienteve të Pallatit të Kongreseve,” shkruante ai. “Mirë, mirë se ua rregullon shefja me një status tjetër,” vijonte ai ironinë me ambasadoren amerikane.

Në media ka pasur spekulime se Ajazi ka shkaktuar një aksident me vdekje, por dosja u mbyll.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...