Rezoluta e Parlamentit Europian: Rezerva të forta për 'Ballkanin e hapur'

E Enjte, 24 November 2022 08:56

 

Për herë të parë vjen një “shuplakë” e fortë nga institucionet europiane kundër nismës “Ballkani i hapur”. Rezoluta të miratuar të mërkurën në Parlamentin Europian dhe që ka marrë 502 vota pro, 75 kundër dhe 62 abstenim shprehet hapur mosprani i nismës, iniciatore dhe frymëzuese e së cilës janë qeveritë e Tiranës, Beogradit dhe Shkupit.

Në rezolutën me 15 faqe që lapsi.al e disponon të plotë, europarlamentarët theksojnë se kanë “rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur”.

 

Kjo është hera e parë që në një dokument të Bashkimit Europian shprehen kaq hapur rezervat për nismën. Rezoluta kishte si qëllim përcaktimin e rregullave të strategjisë së re të zgjerimit dhe ishte hartuar nga eurodeputeti kroat Tonino Picula që i përket grupit Social dhe Demokrat.

“Të rriten përpjekjet drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive, bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE të vendeve si dhe bashkëpunimi rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, fuqizimi ekonomik, konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet reformave strukturore dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal që është i pranueshëm për të gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe acquis të BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE.

LEXO KETU REZOLUTEN E PLOTE

Në këtë kontekst Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimin e marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale me certifikata.

Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur” – thuhet në rezolutë.

Rezoluta njohu rëndësinë e politikës së zgjerimit në dritën e rrethanave aktuale gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës, si dhe zvogëlimin e efektivitetit të politikës së zgjerimit “për shkak të dështimit të BE-së për të përmbushur premtimet e veta”.

Image

“Shuplakë” edhe për Serbinë

Por “shuplakë” nuk ka marrë vetëm Ballkani i hapur, por edhe Aleksandër Vuçiç për qëndrimin që Serbia mban ndaj Rusisë.

Rezoluta i bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të BE-së që çështjen e harmonizimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së ta konsiderojnë si prioritet në procesin e anëtarësimit. Ajo thekson se negociatat me Serbinë duhet të përparojnë “vetëm nëse vendi përafrohet me BE-në dhe u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat e lidhura me BE-në”.

Deputetët miratuan amendamentin në pjesën e rezolutës që lidhet me Serbinë, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të “rishqyrtojnë çdo fond dypalësh dhe të BE-së për Serbinë që do të përfitonte autoritetet serbe”.

Kjo i referohet në veçanti fondeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të Ballkanit Perëndimor “në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së”. Pas miratimit të saj, rezoluta tani paraqet qëndrimin zyrtar të Parlamentit Evropian ndaj zgjerimit. Edhe pse nuk është detyruese, rezoluta është një rekomandim zyrtar për Komisionin dhe Këshillin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...