'Taulanti është motorri'/ Emri i Ballës del sërish në përgjimet e bandave

Premte, 25 November 2022 10:15

 

Këto ditë, opinioni publik është njohur me disa akuza të rënda në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai është akuzuar hapur në Gjykatën e Posaçme nga Ardian Çapja se qëndron pas vrasjeve në Elbasan, madje se mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra.

Ndërkohë SYRI publikoi të dhëna se si janë asgjësuar në mënyrë skandaloze këto përgjime.

 

Edhe më herët ka pasur akuza se Balla ka lidhje me bandat në zonën e Elbasanit e deri në Lushnje.

Por disa përgjime të siguruara nga SYRI, sugjerojnë se ai ka lidhje edhe me banda të tjera, në pjesën veriore të Shqipërisë. Në përgjimet e bandës së Bajrëve, të bëra nga SPAK, del sërish emri i politikanit Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën.

Ndërkohë, për bandën e Bajrëve ka pasur përgjime të shumta të bëra edhe disa vite më parë. Këto përgjime i kaluan si dosje te SPAK, i cili nuk ka guxuar të hetojë për këtë çështje. Kujtojmë se në vitin 2018, pati deklarata nga opozita se nëse dalin përgjimet e Bajrëve, do ketë perla, pasi aty ka mesazhe me politikanë të lartë, ministra apo shefa policie.

Ajo që u merr përsipër Taulanti duket se ka lidhje me një kalim ligji. Gjatë bisedës, flitet për lojëra fati dhe se si Taulanti do ia kryejë këtë çështje.

BISEDA

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se...

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë... me atë ‘Maematikun’...

008: Me...

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...