Shpopullimi/ Berisha: Bashkitë tona do të kenë në epiqendër të rinjtë

E Enjte, 15 December 2022 15:20

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në takimin me fituesit e primareve për zgjedhjet lokale, e vuri gishtin te plaga e shpopullimit.

Ai tha se bashkitë që do fitohen nga PD, do kenë në epiqendër të rinjtë.

 

“Secili prej jush ka histori po kaq të zeza për qeveritarët e rilindjes, që janë fara e hajdutëve që nuk i ka parë toka. Ju shkoni me besimin dhe programin e një force konservatore, e cila beson te taksat e ulëta. Sepse kjo forcë beson se më mirë paratë të jenë në xhepat e qytetarëve se të administratës. Atë buxhet që do krijoni, do e ktheni fund e krye në funksion dhe shërbim të qytetarëve tuaj.

Nuk mund të ndodhë më të katërfishohet numri i punonjësve të ujësjellësit, kanalizimeve, dhe një e treta të jenë jashtë në emigracion dhe të vazhdojnë të marrin rrogat sikur punojnë. Qytetarët presin nga ju që taksat e tyre të ndjehen në çdo skaj të territorit të bashkisë tuaj.

A mund të besoni se janë shpenzuar mbi 1 miliard e 400 milion euro për pllakat e shesheve të vjedhjes së rilindjes urbane. Është bërë me një kosto të paktën 4 herë më të lartë se realja.

Ju e shihni se cila është plaga e madhe e Shqipërisë sot. Një plagë e tmerrshme, largimi masiv i rinisë. Kjo është e vërteta. Ne po mbetemi absolutisht me të ardhme fiktive. Se po të iku rinia, në të gjitha aspektet, të ka ikur e ardhmja.

Ndaj dhe, në programin tuaj, të cilin ju filloni ta hartoni pas një pune intensive në çdo skaj me çdo komunitet të territorit të bashkisë tuaj, do të vini në epiqendër të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialin, shpalosjen e potencialeve të tyre. Pra, shqiptarët presin nga ju dhe PD që ju bashkitë t’i shndërroni në bashkitë e rinisë.

Unë edhe njëherë ju uroj sukses, ju së bashku me drejtuesit e PD-së, do të punoni tani për këshillat. Përpiquni të përfshini në këshillat tonë, përfaqësuesit më të shquar, më emërmirë, më të aftë të komuniteteve. Përpiquni që në parlamentin e bashkisë tuaj, të ndjehen të përfaqësuar të gjitha komunitetet, të gjitha zonat, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Unë më shumë u ftova t’u uroj për garën, dhe ju ftoj që me kaq angazhim dhe seriozitet të nisni punën për programet, për secilën bashki. Të nisni punën për ndërtimin e fushatës elektorale të fitores në bashkitë tuaja,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...