Lucas: E respektoj Berishën për forcën e energjinë, të tjerët do ishin dorëzuar

Premte, 06 Janar 2023 11:56

 

Nga Alfred Lela

Westford-i është një qytezë amerikane, rreth 30 minuta larg Bostonit. Nëse, për kur të ndërrojnë jetë, njerëzit shpresojnë të shkojnë në parajsë, mendoj se ata do të donin që parajsa t’i ngjante deri diku Westford-it. Wilson Farm Road, ku jeton Peter Lucas, ndoshta gazetari amerikan me origjinë shqiptare, më i njohur në Amerikë pas Bill Kovach, i ngjan më shumë një resorti golfi. Shtëpitë janë pa gjerdhe dhe kufijtë janë diçka simbolike, që shenjohen nga pemët, kutitë postare apo brezat e barit natyral.

 

Me Peter-in e kemi lënë takimin në ora 10. Një minutë më pas e shoh në krye të rruginës para shtëpisë, për të më pritur me gjasë, por ndoshta edhe për të shijuar një ndryshim të beftë të motit, rritje të temperaturave dhe një diell gjithë bujari. Ai jeton i vetëm, ashtu siç unë i imagjinoj shkrimtarët dhe punëtorët e mendjes. Autori i disa librave me temë Shqipërinë, një gazetar veteran i "Boston Herald", ai aktualisht boton tri herë në javë në gazetat e Bostonit.

Më prin në dhomën kryesore të shtëpisë, drejt murit ku janë varur disa fotografi.

“E sheh këtë”, më thotë “janë pjesë metalike të aeroplanit amerikan të rrëzuar në Shqipëri gjatë Luftë së Dytë Botërore”.

Lucas ka shkruar një libër, për avionin dhe ekupiazhin e tij, rënë diku në malësitë e Elbasanit, i përkthyer edhe në shqip. Duke qeshur, më thotë se, kur e vizitoi Shqipërinë, nga ku mori këto copa metalike, një prej fshatarëvë të zonës me fletët e duraluminta të avionit ushtarak amerikan kishte mbuluar një pjesë të çatisë së banesës.

Duke komentuar foto të tjera të ekspozuara në mur, ndër to me presidentin Jimmy Carter, me senatorët John Kerry dhe Ted Kennedy apo me Bill e Hillary Clinton, Lucas kujton një episod me kryeministrin Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës.

“Fola me Tomas Meninon, kryetar i bashkisë së Bostonit, i cili me ndërhyrjen time pranoi ta priste Ramën, dhe gjithashtu të binjakëzonte Bostonin me Tiranën. I thashë Ramës se i kisha rregulluar një takim në x ditë dhe orë, por ai më tha se do të shkonte në Kaliforni për një foto me Hillary Clinton-in, asokohe senatore”.

U habita nga ky vendim, shton Lucas duke arsyetuar se binjakëzimi i Tiranës me Bostonin do të sillte më shumë për qytetin se sa një foto e krybashkiakut me senatoren amerikane.

I kujtoj marrëdhënien me Berishën. Dikur, në fillim të viteve ’90, ishit të afërt, më pas sikur u ftohët. Pastaj erdhi shkrimi juaj në “Boston Herald” ku ishit kritik me vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të tij.

“I kam shkruar Departamentit të Shtetit për non grata-n e Berishës dhe nuk kam marrë përgjigje. Sa i takon ftohjes, nuk e di çfarë ka ndodhur. Mendoj se ka të bëjë me kritikat e mia në mes të viteve ‘90. Për mua në atë kohë Berisha filloi të shfaqte shenja të autokracisë”.

E kujtoj se Berisha ka treguar pendesë disa herë në lidhje me ‘96-‘97, madje edhe muajin e fundit në disa intervista.

“Duhet të ketë luajtur rol edhe libri juaj “Rrumpalla” (të cilin unë e kam përkthyer në shqip). Shtypi i majtë e ka rimarrë shpesh shprehjen ‘apres moi le deluge’ (pas meje, kijameti), duke e bërë refren të tipologjisë së një Berishe që, sipas tyre, gjithmonë ka menduar për pushtetin dhe jo vendin”.

Shtoj se ai, Lucas, në libër ka riprodhuar një shprehje e cila ka pasur kuptim apo synim tjetër, dhe është keqinterpretuar me qëllim nga të majtët.

Po, ashtu është, pranon Lucas. Berisha, kur tha ‘apres moi le deluge’, nuk kishte ndërmend ‘pas meje u bëftë kiameti’, por një kuptim krejt të kundërt: ‘po të largohem unë do të bëhet kiameti’.

Dhe, në fakt ashtu ndodhi pas ikjes së tij, pranon Lucas. Dëgjo, thuaji Saliut, çfarëdo të ketë ndodhur mes nesh ‘harroje!” (është fjala e parë dhe e vetme që ai thotë në shqip gjatë bisedës tonë). “E respektoj shumë për forcën dhe energjinë që ka. Pas gjithë atyre që i ndodhën vitin e fundit, shumë të tjerë do të ishin dorëzuar”.

Biseda kalon te Tirana, pas qëmtimit të tij për ndërtimet e shumta në qytet dhe dyshimet se bëhet fjalë për pastrim parash në industrinë e ndërtimit.

“A është kryebashkiak i njëjti Veliaj që ka qenë edhe me “Mjaft”? më pyet.

I them se është i njëjti person, duke i kujtuar, me të qeshur, se miku i tij Fatos Tarifa sapo kishte bërë një shkrim laudator për të. Ah, nuk e kam parë këtë të Tarifës, ma pret, por di të them se Veliaj është rasti tipik i politikanit që bëhet të gjitha gjërat të cilave ai vetë ka thënë se u është kundër.

Nuk mund të përshkruhej më mirë dikush në një fjali të vetme, ia kthej duke qeshur.

Pothuajse dy orë kalojnë në këtë bisedë që u soll rreth politikës, marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dhe një projekti të dështuar filmi të regjisorit Stan Dragoti.

Lucas përmend një financim të Berishës, në kohën kur ishte kryeministër, për Dragotin dhe planet për filmin që u ndërprenë nga vdekja e regjisorit. Kujton një bisedë më të birin, të cilit i tha se filmi “Çezari i Ballkanit”, bazuar në një skenar të Lucas, do të bëhet një ditë me siguri, por ai nuk do të jetë më për ta parë.

Në një moment reflektimi, ku përmblidhen keqardhja si pasardhës shqiptarësh, dhe pragmatizmi si amerikan, Lucas pranon se epoka e artë e amerikanëve që mbështesnin kauzat shqiptare, duke se ka mbaruar. Eliot Engell nuk është më kongresmen, Lee Zeldin humbi në zgjedhjet e fundit për guvernator të Nju Jorkut, duke lënë edhe vendin në Kongres. Nuk ke më kë të lobosh për çështjet shqiptare. Jam munduar të loboj një kongresmen(e) të Bostonit, por duket se ka pak interes. Amerika po bëhet introverte.

Raporti im me Peter Lucas është i kahershëm, dhe kjo është vizita e dytë në shtëpinë e tij në Westford. Çka më pëlqen te ky burrë është pikërisht ajo që ai ka nuhatur, me mprehtësine e gazetarit të mirë: përkitja te një botë e vjetër, e cila besonte në një numer rregullash dhe parimesh. Ajo botë duket se po shuhet dhe Peter Lucas duket si shqiptaro-amerikani i fundit i këtij perëndimi.

Tek më përcjell te makina, më duket sikur te dora e tij e zgjatur është edhe përshëndetja e Anthony Athanasit, Faik Konicës, Fan Nolit, Artur Liolinit, Kostë Çekrezit e të tjerëve shqiptare te Amerikes. Eshte nje dore qe zgjatet njeheresh nga e shkuara dhe e ardhmja. /Marrë nga Politiko.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...