Eksportet bujqësore/ Bllofon Rama apo e ka gënjyer ministrja Krifca?

Premte, 06 Janar 2023 11:59

 

Kush i ka dëgjuar kritikat e një socialisti të vjetër dhe gjithmonë të inatosur si Erion Braçe, ka mbetur i habitur, pasi ka parë kryeministrin të flasë për suksese të paimagjinueshme në bujqësi njësoj si në kohën e famshme të parullave të sigurimit të bukës në vend. Edi Rama, nga mbledhja informale e qeverisë, informoi publikun se viti që sapo lamë pas kishte shënuar një rekord në eksportin e produkteve bujqësore. Duke shigjetuar kritikët e politikave të ndjekuara nga qeveria në këtë sektor, Rama shkruajti në Facebook: “2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore”.

Ky entuziazëm i kryeministrit nuk përputhet fare me qasjen e ish-zëvendësit të tij në qeverinë e shkuar. Gjatë një interpelance në Kuvend me ministren Frida Krifca, Erion Braçe kishte pretenduar se bujqësia është në krizë dhe se bujqit dalin me humbje pas çdo investimi të ri që bëjnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

 

“Ekonomia është rritur, por jo bujqësia. 45 përqind e popullsisë së vendit që ndodhet në fshat duket si e përjashtuar nga rritja ekonomike, kjo është pabarazi. Rritja ekonomike me pabarazinë si kosto është iluzion. Ka arsye pse ndodh kjo. Në bujqësi kanë rëndësi dy elementë, kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve bujqësore”, thoshte deputeti socialist në fillim të këtij viti.

Atëherë kujt i duhet besuar në këtë lojë me suksese dhe dështime? Një sprovë për të skanuar realitetin e euforisë së kryeministrit e ka bërë ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj. Duke aluduar se ka gjëra që kryeministrit nuk ia kanë thënë dhe se realiteti nuk shihet dot me dylbitë e ministres Frid Krifca, ish zv/ministrja e zbulon trukun e suksesit të Ramës te rritja e përbotshme e çmimeve.

“Për 11-mujorin, çmimet e produkteve buqësore, në Europë (ku ne kryesisht eksportojmë) janë rritur me më shumë se 14 % , ku frutat edhe perimet janë rritur me 25%. Po të llogarisim indeksin e rritjes së çmimit për portofolin tonë të eksportit, kam frikë se rritja e çimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys. Por le të bejmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar. Le t'i referohemi indeksit të Bankës Botërore, i cili thotë që indeksi i çmimeve për produktet buqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%. Thënë këtë, rritja reale mesatare e eksportit është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%”, ka kalkuluar Beqiraj në Facebook-un e saj. E vetmja dilemë që lë hapur ajo lidhet me faktin nëse Rama ka bllofuar me ndërgjegjje, apo ai është mikluar nga shifrat që sheh me dylbi Frifa Krifca.

Pra me llogarinë që bën ajo, duket sikur më tepër të drejtë ka Erion Braçe që flet për krizë në bujqësi sesa kryeministri që propogandon një arritje të rallë. Sipas Irena Beqirajt edhe “në 10-vjeçarin e vetë qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për buqësinë”./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...