Largimi i Agron Çelës në Shkodër/ Meta: Berisha i mundi edhe pa vulë

Premte, 06 Janar 2023 15:04

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet për herë të parë në lidhje me lajmet mbi kalimin e deputetit Agron Çela nga PL drejt Partisë Socialiste.

Meta zgjodhi të jepte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se maxhorancën nuk do ta shpëtojë asnjë përpjekje mafioze për të zgjatur kohën e saj në pushtet.


Ai shtoi se në Shkodër, ish-kryeministri Berisha mundi t’i fitonte edhe pa vulë dhe pa seli, duke iu referuar zgjedhjeve të 6 marsit.

 

“Nuk jam këtu për t'u marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili po çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e kudo tjetër që luftohet për të rivendosur llogaridhënien. Sali Berisha i ka mundur i vetëm në 6 mars pa vulë pa seli në Shkodër”, tha Meta.

Ai shtoi se opozita ka kandidatët e fitores.

"Mesazhi im dhe i PL ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim jo vetëm të gjithë aktorëve opozitarë, por dhe më gjerë, aktorët e shoqërisë civile apo grupet e interesit që kërkojnë ndryshim e vuajnë pasojat e kësaj qeverisje që nuk u intereson shumë sigla që mban kryeministri apo kryetari i bashkisë por mbarëvajtja e punëve e familjeve të tyre. Mesazhet dhe nga ana e zotit Berisha kanë qenë të qartë për gjithëpërfshirje bazuar mbi votë dhe votës së lirë por dhe vullnetit për ti shërbyer qëllimit të përbashkët që është çkapja e shtetit.

Kushdo që e ka këtë vullnet e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz, shkaktar për të gjithë problemet e vendit, e dramën më të madhe të shpopullimit dhe të gjithë bizneseve që janë në krizë të madhe për fuqi punëtore e gjen mënyrën për t’u bashkuar për këtë qëllim të përbashkët. Nëse dikush është peng i Ramës do e ketë të pamundur ta gjejë rrugën ndërkohë që për shqiptarët do ketë dy kandidatë, do jenë kandidatët e shpopullimit pra kukullat e regjimit të Ramës dhe kandidatët e ndryshimit," tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...