Kufijtë e Kosovës/ Berisha: Tony Blair i tha John Bolton ato që dëgjoi nga Edi Rama

E Enjte, 12 Janar 2023 21:56
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ka qenë pas skenarëve për ndryshimin e kufijve të Kosovës. 

 

Berisha tha në Çim Peka Live se ajo që ish-kryeministri britanik Tony Blair i tha John Bolton, kanë fjalët e Edi Ramës. 

 
 Gjithashtu, kreu i PD tha se pasi plani për prekjen e kufijve dështoi, Rama dhe Vuçiç krijuan Ballkanin e Hapur. 

Peka: Kalojmë pak te Kosova. Zhvillimet në Kosovë janë shumë të vrullshme dhe fatkeqësisht pak të papritura për Kosovën. A ju duket se faktori ndërkombëtar është lodhur me Kosovën dhe po i kthen sytë nga Beogradi. Më interesantja është një intervistë e ambasadorit Hill, i cili gati, gati, shpreh pendesën për bombardimet ndaj Beogradit, shprehet se unë isha për autonomi në atë kohë dhe kur unë nuk isha ndodhi pavarësia dhe flet edhe për diskriminim të serbëve në Kosovë. Ka pastaj një sërë lëvdatash. Sot një gazetar i njohur izraelit shkruante se Vuçiç shpëtoi Botën nga lufta e 3 botërore sepse mbajti qetësinë kur u plagosën 2 serbë në Kosovë. Pra ka një fushatë ndërkombëtare që duket se i kanë kthyer sytë nga Beogradi. Cila është e vërteta?
Berisha: 
E vërteta është kjo. Nga viti 2013 deri më sot, procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit, i shndërrimit të këtyre marrëveshjeve në marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh dhe pse jo e paqeje u ndërpre. E vërteta është se prej 8-9 vitesh, është nacionalizmi i verbër serb i Beogradit që dikton në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtij nacionalizmi të verbër dhe tezave të tij, në periudha të caktuara i’u bashkuan verbërisht edhe shqiptarët. Kjo është sepse, në Ballkan është moda që të akuzojnë të huaj se ata na i sjellin. Por e vërteta është se u bashkuan shqiptarët me ato tezat e Serbisë së Madhe. e vërteta është se Aleksandër Vuçiç deklaroi në mënyrë publike dhe të hapur para 3 vitesh në 3 komunat e veriut të Kosovës, se Serbia do të bëhet më e madhe, dhe do të bëhej në territorin e Kosovës. Kanë qenë projektet e nacionalizimit të verbër serb që u shndërruan në ‘forcën e drejtimit’. Pas kësaj të ndryshimit të kufijve, doli ‘Ballkani i Hapur’. Për fat të keq, për shkak të koluzionit të Beogradit me faktorin shqiptar, e them edhe njëherë për shkak të, këtu u implikua edhe faktori ndërkombëtare.

Ju lexoni këto ditë se Toni Blair i tha John Bolton për ndarjen e kufijve. Çfarë do të thotë kjo. Toni Blair i tha ato që i ka thënë Edi Rama. Po pse shprehën habi analistët dhe gazetarët shqiptarë, kur atë e ka thënë Edi Rama me dhjetëra herë. Pra kur e thotë ky i tyre që duhet të jetë kundërshtari numër 1 e harrojnë dhe merren me atë që paska bërë një këshilltar i paguar që është Toni Blair, i paguar nga Rama apo Vuçiç nuk e di. Pra prej 8 vitesh procesi u përcaktua nga nacionalizmi serb. Tani të vijmë tek shqiptarët. Ka një përpjekje të padiskutueshme për vendosjen e një barazie. Mendoj se shqiptarët kanë dy detyra themelore në këtë proces, nuk janë pa detyra.

Ata shqiptarë që mendojnë të shmanget marrëveshja, ata absolutisht janë dritëshkurtër, pa vizion, për të mos thënë se për marrëveshje nuk është i interesuar Beogradi. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje. Në gjithë morinë e deklaratave dhe negociatave të deritanishme unë shquaj tre elemente shumë thelbësore; plani franko-gjerman është një plan realist që çon në normalizimin e marrëdhënieve. E cilësoj absolutisht të drejtë, kërkesën e qeverisë së SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura, ‘pakta sull servanta’. Parimi i vjetër që mbahet edhe sot është shumë i fuqishëm, nuk mund të shkelmosh atë që ke firmosur. Së treti ajo që unë lexova më shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...