Skandali i çarterit/ Berisha: Rama do hetohet, transportonte para dhe...

Hënë, 16 Janar 2023 15:07

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e grupit parlamentar, se pavarësisht përpjekjeve që po bëhen, kryeministri Edi Rama do i nënshtrohet hetimit për skandalin e fluturimeve me çarter.

“Ligji parashikon, Kushtetuta parashikon kontrollin e pushtetit nga opozita, parashikon komisionet hetimore parlamentare. Në këtë kontekst, u mblodhën firmat dhe u dorëzua kërkesa për të hetuar Edi Ramën. Sepse një njeri, që kryen 136 udhëtime me çarter, në një kohë kur qytetarët e tij, me mijëra e mijëra rrezikojnë jetën në gomone, është i degraduar në çdo lloj aspe

Nuk po flas për transportin që bën avioni i tij të parave dhe lëndëve të tjera, nuk po ndalem këtu. Nuk po ndalem këtu në fluturimet e tij që janë para Ismailit, që janë në hetim absolut ndërkombëtar, jo në një, por në dy vende. Që ai ka pasur Duçkën e tij drejtor aty ai.

Edhe këtu mund të ndalemi, por ne po ndalemi në 136 fluturime, 22 milionë euro. Dhe duhet të ndalemi. Në çdo vend të botës, ky përbën një superskandal.

Cila është përgjigja? Përgjigja është, e rrëzojmë në kryesi, ku nuk kanë asnjë kompetencë për rrëzimin e saj. Ajo është e drejtë e patjetërsueshme e deputetëve. I ka dhënë përgjigje përfundimtare Gjykata Kushtetuese, edhe në person për Edi Ramën.

Ky nuk do të na lejojë ne të hetojmë. Ne do e hetojmë atë në çdo qelizë. Do e hetojmë në gjithçka, do e hetojmë në çdo gjë që dyshohet se janë vjedhur taksapaguesit shqiptarë,” tha Berisha.

“U ndala te këto për të theksuar detyrat e rëndësishme që kemi si grup parlamentar për të mbrojtur Kushtetutën, për të justifikuar besimin e 620 mijë votuesve që kanë votuar kundër Edi Ramës, që ai kërkon me përjashtime, të asgjësojë përfaqësimin e këtyre 620 mijë votuesve.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë punën tonë, të shumëfishojmë përpjekjet tona në parlament. Ta shndërrojmë parlamentin në tribunën më të fuqishme të mbrojtjes së interesave të qytetarëve. Të përpjekjeve më të mëdha për zgjedhjet e 14 majit, të sigurtë drejt fitores.

U ndala në këtë analizë për të theksuar se çfarë analize jetike ka veprimtaria jonë këtë vit, jo vetëm për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...