Gjykata e Apelit pritej që ta rrëzonte, Alibeaj tërhiqet nga ankimimi

Tuesday, 17 Janar 2023 09:41

 

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021, të bashkohen.

 

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat avokati, Indrit Sefa

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje”, tha ai.

Gjykata e Apelit rrëzoi para pak ditësh kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021.

Madje gjykata vendosi gjobë ndaj tyre. Përflitej se Gjykata e Apelit pritej të merrte vendim kundër Alibeajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...