I ftoj shqiptarët në një manifestim madhështor si prelud i fitores sonë, ora 12.00 në arenën e Tiranës 'Air Albania'

Saturday, 15 Prill 2023 09:05

 

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, dje në në takimin me gazetarët:

Së pari dua t’ju drejtoj një thirrje të gjithë demokrateve dhe demokratëve të gjithë Shqipërisë, mbështetësve të PD, por edhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të vijnë nesër në festën e hapjes së fushatës elektorale të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

 

Kjo fushatë karakterizohet nga një frymë e shkëlqyer optimizmi dhe besimi në fitoren e njëjtë me atë të vitit 1992.

 

Ka një situatë të elektrizuar, të cilën unë e kam përjetuar vetëm në pranverën e vitit 1992. Ka disa ngjashmëri të tjera në pollet e asaj kohe. Më kujtohet si sot kur kompania më prestigjoze e botës në atë, ose të paktën që dija unë që ishte ‘Gallup’, nxori PPSH 22 pikë para PD, në një kohë kur në 22 mars PPSH me emër të ri doli gjithësej me 20%, apo 22%. Gallup, një kompani shumë serioze mori një vendim: Asnjë poll më në Shqipëri. Dhe deri më sot Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup e Bullgarisë.

Çfarë po ndodh sot? Unë nuk besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, jo, por antena lokale që kishte përzgjedhur e mashtroi në mashtroi në mënyrë të paskrupullt Gallup-in.

Edi Rama u ka dhënë kompanive të polleve, apo edhe drejtorëve 1 milionë euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polleve. Kjo është e vërteta. E vërteta është që, përsëri edhe në këtë falsifikim kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Vetëkuptohet që një i sapofutur në garë, me një njeri që ka 8 vite që i lakohet emri çdo ditë, ka një problem gnoseologjik të njohjes. Por ngjitja gjatë kësaj periudhe të shkurtër të fushatës është vertikale e kandidatëve tanë, kudo.

E dyta, tani përveç polleve të cilat, imagjinoni ju tani të mos citoj unë pronarët e mediave, e merrni vet me mend se sa të çmendur janë pas parasë ata. Kjo është njëra anë.

Ka një anë tjetër. Poll që askush nuk e manipulon dot, dhe ky është polli, apo analiza që u bëhet rrjeteve sociale fejsbukut, instagramit, gugëll, dhe rrjeteve tjera.

Ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Alollin e me rradhë të gjithë kandidatët tanë. Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilat janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme të pagabueshme, fitoren e kandidatëve kudo nga SHBA në Kosovë, kjo është e vërteta.

Pra, këtë klimë të paparë ndonjëherë që nga viti 1992, i ftoj të gjithë shqiptarët të kurorëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores sonë të ardhshme, nesër në ora 12.00 në arenën e Tiranës Air Albania e cila në fakt ajo duhet të ketë vetëm një emër: Arena e lirisë. Sepse aty nisi procesi i Rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, manifestim popullor të shkëlqyer.

Duhet ta dini që në të gjitha metropolet e mëdha po flitet për fushatën tonë. Po parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen tani ta shqiptojnë, madje edhe publikisht.

Ka një epërsi të pakrahasueshme. Edi Rama është rrudhur me nomeklaturën e tij mafioze. A e vutë re ju në hapje të fushatës, sesi ishte ai dhe ministrat e tij? Të nxirë. Me nga një lopatë në dorë dukeshin si skllevërit e Edit. Me nga një rrënjë peme që duhet të mbulonin vjedhjen e tyre të tmerrshme të 1 milionë fidanëve të ErionVeliajt.

Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria fushatë të zbrazët, vulgare, të shpërlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në VC-në e bashkisë. Kjo ishte fushata e tyre.

Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme. U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur ne filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan për rrogat, që të mashtronte me rrogat. Po mashtron edhe si injorant. Dhe paraqet si dëshmitar për rritje rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Ata prisnin rritjen e rrogave të tyre, ky thoshte admiralit. Tallje!

Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë. Pra, ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes së fushatës më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania.

Pra, ky ishte qëllimi i parë për të cilin unë dola para jush sot.

Ndërkohë, ju jeni vetë në dijeni për zinxhirin e pafund të aferave të vjedhjeve dhe korrupsionit, drogës të këtyre qeveritarëve. Por unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë në aferën e inceneratorëve me theksin te pista iraniane. Para jush, edhe më parë unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Velisë me Teheranin, edhe në atë kohë kur afera e djegësve nuk ekzistonte.

Erion Veliaj ka bërë udhëtime sipas shërbimeve partnere të vërtetuara. Bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësave, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit, apo Alberto Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet.

Unë do u tregoj këtu një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi, që sigurisht për një pjesë kërkon verifikim, është me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori një raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump. E kuptoni ju se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta. Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë edhe në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran.

Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, sipas burimit është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA. Pra, ju lutem të hetoni, se këtu hetim nuk ka, fshihen. Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen. I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parë me Gabrielin, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave.

Gabrieli denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet.

PYETJE-PËRGJIGJE

Pyetje: Një ditë më parë ju deklaruat dhe e cilësuat si të pëlqyeshme vizitën e Gabriel Escobar, por në të njëjtën ditë në Top Story të Grida Dumës, zyrtari i lartë amerikan pati disa qendrime ndaj jush. Fillimisht, ai tha se ju jeni e shkuara. Përcaktimi i Sali Berishës në Non Grata nuk ndryshon edhe nëse ai fiton zgjedhjet, ndërkohë dënoi edhe sulmet e ashpra në drejtim të ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke thënë se ajo nuk përfaqëson qendrime të saj personale, por përfaqëson qendrimet e shefave të saj politikë në amerikë. A ju pëlqejnë këto deklarata, dhe a vijoni të keni të njëjtin qendrim që ju pëlqen vizita e Escobar në Tiranë?

Berisha: Unë dje deklarova se më pëlqeu vizita e zotit Eskobar. Por sot ju deklaroj me të njëjtin sinqeritet se më pëlqeu intervista e zotit Eskobar. Tani më lejoni pak dhe të falënderoj për pyetjen. Po pse më pëlqeu intervista? Më pëlqeu intervista, sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita. Dhe kur ju thashë ju dhe të gjithë shqiptarëve nëpërmjet jush se kjo vizitë shtoi një detyrë para meje, për të shtuar një pikë në programin tim, ekstradimin e Ramës në SHBA.

Unë nuk e kisha dëgjuar intervistën, të them të vërtetën, jo. Unë atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedent në 32 vite të karrierës sime politike, takim në të cilin nuk u fol asnjë fjalë e vetme. Ndonëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale, aty asnjë fjalë për asgjë. Atëherë vetëkuptohet pse ishte.

Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një. I pyetur nga gazetarja për problemin e Edi Ramës me McGonigal, po shprehimisht për Edi Ramën-McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton për një çështje penale të hapur. E di çfarë do të thotë çështje penale e hapur? Do të thotë derë e burgut e hapur. Dhe ai nuk diskutoi për McGonigal për atë person se ai ka një çështje. Nuk diskutoj për një çështje penale të hapur. Pra, nuk diskutoj një çështje penale e hapur, do të thotë një derë qelie e hapur për Edi Ramën.

Kjo ishte kryefjala, kjo ishte e vërteta. Ndaj dhe Edi Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit, e para.

E dyta, po ai ishte një lajm shumë interesant. Edhe në rast se fiton, tha, pra parashikon fitoren time. Më thuaj pak? Unë e vlerësoj këtë. Unë u thashë pa më bërë pyetjen, se në kryeqytetet e Europës dhe të botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD. Merri pak deklaratat e para një viti. Ndryshojnë si nata me ditën. Kjo tjetra thotë: edhe po fitoi. Domethënë, është kandidat për të fituar. E kuptoni?

Po do thuash ti që ai thotë se nuk ndryshon vendimi. Tani, këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja, Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje: a ka kërkuar Sali Berisha ndryshim të vendimit? Jo, nuk ka kërkuar. Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i interesuari, unë këtë nuk e imagjinoj. Unë kam paditur Sekretarin e Shtetit në gjykatën e Parisit për shpifje, çka nënkupton përjashton çdo mundësi në rrafshin moral që unë të kërkoj ndryshimin e vendimit. A është kështu, apo jo? Është vetëm kështu.

Unë nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Kam zgjedhur këtë rrugë. Rruga e ndryshimit të vendimit ekziston e hapur atje. Unë nuk kam bërë dhe nuk do bëj asnjë lobim. Kam zgjedhur gjykatën. Unë e kuptoj se kjo ka ngjallur zemërim, por unë jam qytetar i lirë. Sepse, ajo zyrë ku është sot zoti Blinken, është një nga zyrat ku kam hyrë më shpesh në 30 vite dhe kam kërkuar ndihmë dhe kam gjetur mbështetje. Por kur tjetri të cenon në dinjitet, atëherë ka dy rrugë. Ose kërkon falje dhe ju e shihni se kanë kaluar 2 vite dhe nuk kanë sjellë absolutisht asnjë provë, fakt as dokument. Ju garantoj se në 200 vite nuk do sjellin ansjë të vetme. Jo se nuk kanë bërë kontrolle, kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme, ua them unë ju, por nuk kanë gjetur. Sepse fëmijët e mi nuk kanë marrë pjesë direk apo indirekt në asnjë tender apo proces publik. Tjetër gjë çfarë kanë mashtruar mediat e Sorosit, por pastaj kur del analiza në bazë të dokumenteve. Është kontrulluar gjithçka, dhe është gjetur zero.

Unë nuk e kam bërë se kam patur dëshirë, por unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. Siç e kam thënë për të mos harxhuar kohën. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, dhe është lënduese. Nuk është antiamerikane, ata që e marrin anti-amerikane këtë, gabojnë. Nuk është. Mund ta interpretojnë si të duan, por jo absolutisht.

Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq! Kjo është përgjigja për të gjitha çështjet. Për ta mbyll. Në qoftë se vizita më pëlqeu, intervista më pëlqeu edhe pak më shumë.

Pyetje: Z. Berisha, pas takimit të z.Escobar me z.Meta, duket se z.Escobar njeh si drejtues të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, PL. A i trembeni ju z.Berisha një devijimi të mëvonshëm nga ana e z.Meta?

Berisha: Unë drejtoj PD, Ilir Meta drejton partinë e tij. Jemi në një koalicion me vendosmërinë më të madhe për të përmbysur monizmin e Edi Ramës. Unë shoh vetëm bashkëpunim sot me Ilir Metën.

Pyetje: Z.Berisha, kemi parë të gjithë fushatën tuaj teksa keni shkuar keni prezantuar kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, dhe deklaruat siç keni deklaruar sot më herët që do të fitoni. A keni ju një parashikim z.Berisha se çfarë do të cilësoni ju fitore në zgjedhjet e 14 majit? Cili është kufiri i bashkive? Më shumë se PS, një numër tjetër i caktuar? Sepse, normalisht kur ju thoni që ne do të fitojmë, mendohet se numri i bashkive që ju do të fitoni do të jetë më i madh.

Berisha: Unë nuk them se dofitojmë 100%, por unë nuk mund të them se cilën bashki nuk do të fitojë, pasi klima është shumë pozitive. Ne jemi të angazhuar në një fushatë serioze, më të pastrën që është zhvilluar që nga 1992.

Imagjinoni ju, 2 milionë euro grabiti Edi Rama me pengjet e tij Basha-Brava. Sot ne jemi forcë politike që bëjmë fushatë vetëm me kontributet e anëtarësisë sonë, dhe mbështetësve tanë. 61 knadidatë kryesorë të dalur nga Primaret, zhvilloi një fushatë më të pastërtën në tërë ekszistencën. Njësoj si në 1992. Madje në 1992 ka rrezik që duhet të kishte ndarë ndonjë gjë KQZ, se tani duhet të shoh rregjistrat. Kurse sot Edi Rama duke plaçkitur vulën nëpërmjet pengjeve të tij Alibasha- Brava, që i mban peng me lidhjet e krimit, në bëjmë fushatë me kontributet e anëtarësisë dhe të mëbshtetësve tanë.

Ndaj dhe, edhe kjo përbën një epërsi të madhe morale. Edi Rama kërkon tani të mbulojë me 1800 pemë që ka marrë përsipër të mbjellë gjatë fushatës. Vjedhjen e Erion Veliajt të parave të blerjes së 1 milionë fidanëve të mbjella sipas tij, në një kohë kur në mënyrë absolute nuk janë as 10 mijë.

Do t’u them një gjë. Parku i Rinisë 57 hektarë ka me numër 32 mijë e 300 pemë. Berlini, qyteti më i gjelbëruar dhe më i hapur kush ka qenë, ka 480 mijë pemë. Pra, tani këta përpiqen të kallaisin fytyrën e tyre të mashtrimit për vjedhjen që u ka plasur në dorë. Po kjo është njëra anë, se djegësat nuk kanë sesi i mbyllin. Jan ënë rrokullisje, në rënie të lirë. Pa shpresë. Vazhdojnë me tallavanë e tyre, derisa të marrin faturën që u përket.

Pyetje: E keni dëgjuar këngën e fushatës së PS z.Berisha, dhe si e shpjegoni metamorfozën e shijen e kryeministrit Rama, duke nisur nga Uest Side Family, nga grupi, dhe tani në një grup tjetër?

Berisha: Nuk kam patur kurrë dyshim se Edi Rama është një mediokër. Një artist i dështuar. Një imitues vulgar. Një zhgarravitës, dhe asgjë më tepër në pikturë. Ky vlerësim i imi u bazua gjithashtu ë vlerësimin e dy ekspertëve të shquar të artit, gazetarë të artit në bienale e Venecias, ku i quajtën pikturat e tij: zhgarravina të një adoleshenti të droguar. Pra, pa asnjë vlerë. Kjo është e vërteta.

Uest Side Family ishte një nga grupet më të shkëlqyera në historinë e këngës shqiptare, dhe një regjisore e njohur, Liri Begeja, e cila ishte kujdesur për të në Paris, më duket edhe kur ishte i arrestuar, i bëri klipin, duke futur edhe zërin e tij në atë këngë. Kështu që, tek tallavaja Edi Rama është vetja e tij, është mediokriteti, është vulgariteti, është ai aty. Edhe atë e ka tepër. Me një fjalë ta mbyllim: Edi Rama është brandi i Milva Konomit. Kaq mund të them.

Pyetje: Z.Berisha cila do të jetë strategjia që do të ndiqni në këtë fushatë zgjedhore. Do ju shikojmë në sheshe me qytetarët, apo në takime të mbyllura, sikundër ai që do të bëni edhe nesër në Air Albania?

Berisha: Varet, sipas qyteteve. Domethënë më së shumti me ditët që vijnë ndoshta do jenë sheshet, por edhe sallat mbeten një opsion. Varet nga një kompleks faktorësh. Ne na dikton fryma. Sepse përshëmbull, ju jeni dëshmitarë vet që në shumë takime, gjysma e njerëzve mbetën jashtë se nuk kishte vend në salla. E preferueshme në këtë rast është që t’u adresohesh të gjithë atyre që vijnë, dhe jo disa brenda e disa jashtë, por sipas rastit.

Pyetje: Z.Berisha, ju thatë që fushata juaj do të financohet nga donacione të mbështetësve të PD, por si do të bëhet transparenca e këtyre donacioneve për të shmangur çdolloj paqartësie, si edhe nga vijnë këto para. A ka një plan PD për t’i bëtë publike të gjitha këto donacione?

Berisha: PD do të ketë bordin e vet. Donacionet do të jepen sipas një rregulli të caktuar të bordit, por një gjë do t’ua them. Shpenzimet e deritanishme janë gratis. Të gjitha sallat janë dhënë gratis, përveç njërin prej këtyre rretheve e ka privatizuar sallën, të gjitha i kanë bashkitë dhe i kanë dhënë gratis, pa asnjë qindarkë.

3 stenda janë ndërruar deri më tani: Një i dalim Zot, tjetra Shqipëria në rrezik, dhe kjo e fundit. Kaq është kostoja materiale e fushatës së Sali Berishës. Nuk ka një kosto të përfillshme, dhe nuk do ketë. Do jetë e zjarrtë në takim me qytetarët. Këta nuk takojnë dot qytetarët. Gjithë diferenca e tmerrshme është këtu.

Erion Veliaj i merr punonjësit e bashkisë me furgona, dhe i çon nga qendra në qendër që të mos ketë qytetarë. Kjo është e vërtetë. E ka kapur frikë edhe tmerr. Flet përçart. Akuzon direkt Edi Ramën.

Ju e dëgjuar kur tha, e morën Tiranën me dy orë e gjysmë ujë. Harroi që ka qeverisur 11 vite Edi Rama. Zhvillohet një betejë interesante, unë e studioj.

Faleminderit, dhe ju ftoj nesër të jeni të pranishëm në hapjen e kësaj fushate kaq optimiste, kaq shpresëplotë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria që nga viti 1992. Faleminderit shumë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...