Berisha: Më 12 maj, në ora 7, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren në Tiranë, në sheshin 'Nënë Tereza'!

Saturday, 06 May 2023 16:29
 
 
 

Opozita do të mbyllë fushatën përmes një mitingu madhështor ditën e premte, 12 Maj, ora 19:00 në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë. 

Njoftimin e bëri kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Hasit, ku kërkoi votat për kandidatin e opozitës, Miftar Dauti. 

 
 
 

Berisha ftoi qytetarët t'i bashkohen mitingut përmbyllës të premten e ardhshme në kryeqytet. 

 

"Miqtë e mi, ju e shini fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak. Përse e bën këtë? E bën sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë.

 

Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer. Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj. Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores. I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë. Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!", 
u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...