“Në 14 maj, votoni për ndryshim”, Harry Bajraktari: Jepini fund dominimit të jetës politike nga PS, mbështesni kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Tuesday, 09 May 2023 09:28


Nga Harry Bajraktari

 

Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, në Shqipëri, janë ndër më të rëndësishmet në historinë e pluralizmit shqiptar.

Pas tetë vitesh, më në fund shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes një morie kandidatësh për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Kjo është një kthesë e rëndësishme demokratike dhe shqiptarët nuk duhet të humbasin shansin për të votuar për kandidatët dhe partitë e tyre të preferuara. Ky është një shans për njerëzit që t’u dëgjohet zëri. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të shenjtë për të votuar.

Ky është gjithashtu një shans i mirë për t’i dhënë fund dominimit të jetës politike dhe publike në Shqipëri nga Partia Socialiste. PS ka pasur mjaft kohë për të zbatuar vizionin e saj dhe arritjet thjesht lënë për të dëshiruar.

Socialistët e kanë kthyer vendin praktikisht me një sistem njëpartiak. Ata sunduan pothuajse të gjitha bashkitë dhe tani po përdorin burimet shtetërore për fushatën zgjedhore.

Nuk mund të ketë ekonomi të suksesshme, drejtësi të vërtetë, të ardhme të garantuar nën një regjim autokratik. Nuk mund të presësh që t’i bashkohesh familjes së demokracive perëndimore si një sistem njëpartiak.

Pluralizmi dhe rotacioni i pushtetit është thelbësor për një demokraci dhe socialistët e kanë qendruar tashmë mjaft gjatë në fuqi. Tepër pushtet politik dhe shtetëror është grumbulluar vetëm në duart e një njeriu. Tani, vendi ka nevojë për një sinjal të fortë ndryshimi.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është vota për grupimin më të madh të opozitës: Koalicionin Bashkë Fitojmë, me në krye ish-Kryeministrin Dr. Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Edhe partitë e tjera opozitare kanë kandidatë të mirë, por ato nuk kanë mundësi që të fitojnë dhe druhem se vota për ta do të shkojë dëm dhe do të ndihmojë socialistët që të fitojnë sërish.

 

Më e rëndësishmja, kandidatët e koalicioni Bashkë Fitojmë kanë dalë nga zgjedhje primare të stilit amerikan, ndryshe nga të tjerët që janë caktuar nga kryetarët e partive. Ky është një shembull demokracie.

Në 14 maj votoni për kandidatët e popullit, jo për të emëruarit e kryetarëve. Votoni për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tuaj! Votoni për të ardhmen e Shqipërisë. Riktheni demokracinë dhe bëhuni si shembull për mbarë kombin shqiptar.

Më 14 maj votoni për ndryshim! Jepini demokracisë një shans!

* Harry Bajraktari është themeluesi dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një udhëheqës dhe filantropist shqiptaro-amerikan. Është nderuar me shumë dekorata, përfshi edhe Urdhërin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale për Merita të Kosovës, dhe Çmimin e Thirrje Presidenciale për të Shërbyer nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...