Berisha: Rama u trondit edhe sot nga afera McGonigal, nuk voton rritjen e rrogave se është mashtrues

E mërkurë, 10 May 2023 08:43

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Korça se Edi Rama i ka ditët e numëruara. Ai tha se Rama do ketë fatin e Charles McGonigal.

“Edi Rama nuk ka respekt, nuk do t’ia dijë se ekzistojnë qytetarët, ndaj kalon nga sheshi në shesh me një fjalor përçmues për çdo qytetar. Me mendjen e tij, me atë trashëgimi që ka, ai thotë se kështu e meritojnë, se këta i hanë edhe këto e ato.

 

Por jo, jo. Erdhi koha tani për t’i dhënë atij ndëshkimin që meriton.

Edi Rama ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Ka vjedhur dhe ka abuzuar miliarda e miliarda euro. Ka braktisur tërësisht fshatin shqiptar.

Ndaluni pak, shpalli 100 fshatrat. Ku shkuan paratë? Te miqtë e tij? Ku janë 100 fshatrat? Janë vetëm fshatrat e miqve të tij. Fshati u braktis. Unë njoh miq të mi, prenë plantacionet e mollëve, erdhën në Tiranë ose ikën në emigracion. Se na doli me Ballkanin e Hapur ky vasali i Vuçiçit. Do hapë doganat për të shkatërruar prodhimet tuaja.

Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit.

Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të.

Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime. Premtoi rritje rrogash pasi opozita e demaskoi atë në mënyrën më të fuqishme për ngrirjen e rrogave, për varfërinë në rritje, për mosdhënien e ndihmës ekonomike atyre që e meritojnë.

Doli me mashtrimin e radhës: do rris rrogat mesatare në 900 euro. Bëri një ligj, e solli në parlament dhe e mbylli parlamentin. E ftova, urdhër pasnesër të hapim parlamentin të votojmë ligjin. Por nuk vjen se është mashtrues. Ai nuk ka respekt për qytetarin. Ndaj dhe rëndësi kritike ka t’i japim atë që meriton më 14 maj.

Frikë dhe tmerr nga vota e idealistëve, frikë dhe tmerr nga vota e opozitarëve. Kalon si sharlatan nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos merrni pjesë në votime.

Kjo do mbetet në histori si një akt i turpshëm, sepse më 14 maj shqiptarët do marrin pjesë më shumë se kurrë në votime. Shqiptarët do votojnë ndryshimin, do votojnë Ledina Aliollin, do votojnë 1-shin, do votojnë të ardhmen e tyre,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...