Berisha: PD ka qenë dhe do të jetë lokomotiva e zhvillimit të Shqipërisë

E Enjte, 11 May 2023 12:23

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ishte i pranishëm në një takim të departamentit ‘Brain Gain’ në PD, ku u prezantua një broshure me të gjithë arritjet e PD-së gjatë kohës kur ka qenë në pushtet.

Berisha tha përpara të pranishmëve se PD ka qenë dhe do jetë lokomotivë e zhvillimit të vendit.

 

“PD ka një trashëgimi me suksese dhe të metat e veta. Por ka një trashëgimi të jashtëzakonshme, pasi ajo mori vendin më të varfëruar të Europës dhe një nga tre vendet më të varfra në botë, dhe e nxori në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, çka përbënte arritje epokale të këtij vendi.

E anëtarësoi në NATO dhe arritje të tjera.

Nuk dua të ndalem në koment, por gjykoj se është një libër jashtëzakonisht i çmuar. Është një libër që përveçse do shpërndahet, do publikohet në faqen e PD. Është një libër që frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë edhe se kjo, për suksese edhe më të mëdha se këto që ka realizuar.

Është një dëshmi se PD është një lokomotivë e reformave të tregut, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e vokacionit perëndimor të vendit.

Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, njohu edhe prapa-kthehu.

Shqipëria, që në vitin 2013 ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, u katandis sërish në vendin më të varfër me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20 përqind të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...