Afera me 4 mln eurot e Ujësjellësit të Memaliajt që nuk nxjerr ujë/ PD: SPAK dhe KLSH të reagojnë

E Enjte, 11 May 2023 14:27

 

Partia Demokratike ka denoncuar sot, aferën mashtruese të qeverisë dhe bashkisë me 4.2 milionë euro për ujësjellin e ri të Memaliajt. "Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka", deklaroi sot deputetja e PD, Albana Vokshi, në në denoncim publik.

"Në prill 2021, Edi Rama u shfaq në Memaliaj dhe, duke u sjellë si personazh legjendë për të inauguruar hapjen e punimeve per Ujësjellësin. Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka.

 

E lanë t’u ikte edhe rasti i fushatës elektorale për vendoret, gjë që Edi Rama dhe Rilindasit përgjithësisht nuk ja lejojnë vetes. Ata kanë një shirit më pak për të prerë në këtë fushatë, sepse ujësjellësi është premtuar, por afera korruptive e Gjolek Gucit e ka penguar.

Korrupsioni e pazaret kanë ndalur punimet, nuk kanë ndërtuar dot as një ujësjellës, si pashai i famshëm e bëri para 200 vjetësh.

Historia, nis më 8 shkurt 2021. Kur u shpall tenderi për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj, me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore.

Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin sot ujësjellësin, do të kishin ujë në shtëpitë e tyre. Por, ku ka pazare e korrupsion, nuk ka investime e shërbime.

Dy vitet kanë kaluar dhe prej disa muajsh qytetarët e Memaliajt po marrin premtime të reja të cilat bëhen për të harruar gënjeshtrat e vjetra. Por, mosmbajtja e premtimit nuk është harresë: është aferë e pastër korruptive e krerëve të bashkisë.

Për kronologji: Projektues i ujësjellësit ishte shoqëria “Artreum Generation” sh.p.k. Mos e harroni këtë emër, sepse është kyç në këtë aferë.

Disa punonjës të Bashkisë Memaliaj refuzojnë të firmosin dhe tenderi i kalohet kompanive të tjera. Kështu, kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fitojnë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro.

Por Gjoleka nuk mjaftohet dhe miraton dhe nje nenkontraktor, i cili do te kryejë 40% te volumit te ndertimit. Ketu rikthehemi te kompania “Artreum Generation” sh.p.k e cila u fut në tender për të marrë 1.7 milionë euro.

Nga një verifikim i dokumentacionit të kompanive, rezulton se “Artreum Generation” sh.p.k ka pronar Lorenc Bamin, i cili është Drejtori i Urbanistikës në Bashkine Tepelenë.

Të nderuar banorë të Memaliajt, pazaret e korrupsioni ju kanë lënë pa ujësjellës!!! Ai është prokuruar nga kreu actual i bashkisë për të vjedhur.

Ja pse ju banorë të Memaliajt po dëgjoni përsëri premtime të reja, edhe më të bukura se ndërtimi i Ujësjllësit të ri, vetëm që të harrohet gënjeshtra e vjetër dhe korrupsioni i madh pas saj.

Po SPAK cfarë pret? Ftojmë KLSH të hapë një audit urgjent mbi këtë aferë.

Ka të paktën dy cështje që vihen re lehtësisht dhe pa pasur nevojë eksperizë të thelluar:

Afati i punimeve nuk është respektuar, por tejkaluar, dhe
Përfitues direkt i tenderit është kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...