Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Tuesday, 30 May 2023 14:12



Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, ka ndërtuar të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që prej 2015-ës ka ofruar vizita dhe ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë, nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme ofron vizita dhe konsultime mjekësore FALAS për problematika të ndryshme shëndetësore.

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” për komunitetin?

- vizitë dhe konsultë me mjekun e përgjithshëm,
- vizitë dhe konsultë me mjek specialist pneumolog
- Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,
- Matje e nivelit të sheqerit në gjak,
- Matje e oksigjenit në gjak
- Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,
- Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e frekuencës së zemrës
- Echo abdominale,
- Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.

Klinika Lëvizëse, në datat 2 dhe 3 qershor 2023 do të stacionohet në zonën e Bradasheshit në Elbasan ndaj SIGAL UNIQA Group Austria fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.
“Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i "Klinikës Lëvizëse".
Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 2 dhe 3 qershor të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Erinda Hysi, Menaxhere e Shëndetit Privat pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

https://www.youtube.com/watch?v=6H099OzDGv8

Pas Elbasanit, në muajt në vazhdim Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të vizitojë edhe rajone të tjera të Shqipërisë.

Kjo nismë madhore e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat e sigurimeve që ofron kompania një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe produkte inovative për tregun siç është shërbimi “Teleshëndet“, kartat “Jetë Plus“, Standard, Silver apo Gold dhe prej disa muajsh edhe sigurimin dedikuar tumoreve malinje dhe beninje, “Sigurimi anti Tumor”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Kontakte
Web: www.sigal.com.al
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Whatsapp: 068 60 62 829

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...