Berisha: Bashkimi i dosjeve të McGonigal, ogur i zi për Ramën, prandaj është shfazuar me Kosovën

E mërkurë, 14 June 2023 14:12
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar, se Edi Rama është shfazuar për shkak të hetimeve në SHBA për dosjet e Charles McGonigal.

 

“Me angazhimin e ethshëm të fundit me projekt konkret dhe sherrndjellës për Asociacionin, me sulmet ndaj homologut në Kosovë, ka diçka të tmerrshme personale të Edi Ramës.

Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal të hapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare.
 
Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën.
 
 

Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit,”tha Berisha.

“Të dy këta autokratë, Vuçiçi fliste dje për luftë, ky vendoste sanksione ndaj Kosovës, bëjnë gjithçka për mbijetesën e tyre pasi atij Beogradi i është derdhur në luftë, kundër autokracisë dhe lidhjeve të tij me banda si Belivuku, kurse ky tjetri ka Belivukët e tij, por ka mbi të gjitha aferën McGonigal, për të cilën ka vetëm një alternativë, të shkojë të japë llogari përpara drejtësisë amerikane.

Përveç kësaj, bashkimi i dy dosjeve është një ogur edhe më i zi. Mos harroni se Oleg Deripaska, një nga shtyllat kryesore të zbulimit të Kremlinit jashtë Rusisë, ka pasur në Shqipëri 6 sipërmarrje dhe është paguar deri ën fund të vitit 2022.

Prandaj ky agjitim i pakontrolluar i tij, i shfazuar plotësisht, janë dëshmi e halleve që ka krijuar ky person vetes së tij me qëllimet e padenja, të turpshme dhe uroj që sa më shpejt të marrë ndëshkimin që meriton,” theksoi kreu demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...