Tritan Shehu: Vucic, me i kenaquri nga Rama ne Keshillin e Sigurimit te OKB.

Saturday, 23 September 2023 12:02

Vucic, me i kenaquri nga Rama ne Keshillin e Sigurimit te OKB.
Pjesemarja dhe kryesimi nga Shqiperia i Keshillit te sigurimit nje zhvillim pozitiv, i pritshem.
Eshte nje zhvillim normal per vendet antare, i vendosur qe ne vitin 2008 ndaj nesh.
Prandaj nuk ka nevoje per shume “fanfare”, behemi qesharake keshtu.
Ne ato organizma ka nje “radhe” axhende per te tilla pozicione.
Sic eshte edhe me kryesine e OSBE etj.
Por ato mundesi duhen shfrytezuar per te paraqitur alternativa, “kolona”.
“Batutat” personale nuk bejne diplomacine, nuk vlejne.
Ato jane si “flake kashte”, pa vlere edhe per autorin e vecanerisht per ndertimin e zhvillimeve.
Aq me shume kur dhe media amerikane ishte e eshte e mbushur me ceshtjen McGonigal.
Ndersa Zelenski ishte i qarte ne fjalen e tij, me alternativa qe mbeten.
Ai psh shtroi ceshtjen e “vetos” ne Keshillin e Sigurimit e rolin e Asamblese, duke dhene opsionet e tij, qe mbahen mend.
Nga Rama personalisht, apo dhe ne fjalen ne emer te Qeverise nuk u tha asgje konsistente, asgje qe te mbetet si opsion, ishin krejt “bosh”.
Vetem disa slogane e ndonje batute, qe “avulloi”.
Ai duhej te ngrinte ceshtjen e sanksioneve ndaj Rusise, rrezikun per Ballkanin Perendimor nga interferencat e saj.
Vecanerisht kjo ne ate salle e tryeze.
Dhe ketu natyrshem duhej te permendej Serbia si vendi i vetem ne Europe, qe nuk pranon sanksionet ndaj Rusise.
Prandaj Vucic edhe prej ketyre “haresave” duhet te kete qene shume i kenaqur nga ato zhvillime ne Keshillin e Sigurimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...