Hetimi i McGonigal e ktheu Bashën në peng të Ramës/ Revista amerikane: Dosja u mbyll në rrethana të errëta

Saturday, 23 September 2023 13:48
U deshën vetëm pak muaj që Charles McGonigal të kthente Lulzim Bashën në një peng të plotë të Edi Ramës.
 

Ish-agjenti i lartë i FBI i ka pranuar të gjithë akuzat për dosjen shqiptare në Uashington. Mes tyre, edhe akuzën se nisi një hetim për lobimin që po bënte Lulzim Basha në SHBA.

 
Gjithçka nis në fusht të vitit 2017, kur McGonigal i kërkoi Agron Nezës shumën prej të paktën 225 mijë dollarësh. Në nëntor, ai dhe Neza mbërritën në zyrën e Edi Ramës dhe morën prej aty materialet që i duheshin për të hetuar Bashën dhe Partinë Demokratike. Këshilltari hije i Edi Ramës, Dorian Duçka i ndihmon për dëshmitarët dhe çdo shpenzim të nevojshëm.
 
Në shkurt 2018 hapet hetimi zyrtar ndaj lobistit të Bashës, Nik Muzin dhe në mars do publikohej investigimi për financimin rus të Lulzim Bashës.
 
Lulzim Basha vihet nën hetim nga prokuroria në Shqipëri dhe si zakonisht shpëton nga një dënim prej të paktën gjashtë vitesh burg.
 

Opozita në Shqipëri thotë se dosja u mbyll nga Edi Rama, i cili në këtë mënyrë e mori peng Bashën.

Por edhe revista amerikane ‘Mother Jones’ do shkruante se dosja u mbyll në rrethana të errëta.

“Raporti i Mother Jones tërhoqi vëmendjen në Shqipëri. Kritikët e akuzuan Bashën se po punon për rusët. Në vitin 2019, prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me këtë çështje. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta.

Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Dhe partia e tij këmbënguli se i kishte paguar Muzin vetëm 25 mijë dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante një lobisti amerikan qindra-mijëra dollarë për të ndihmuar PDSH-në. Përmes një zëdhënësi, Muzin tha në atë kohë se ai besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të PDSH-së”, shkruan revista.

Nga ajo kohë, Lulzim Basha mbeti një peng i Edi Ramës, me qëllimin madhor, shkatërrimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...