Presidentja Vjosa Osmani i akordon urdhrin 'Hero i Kosovës', policit Afrim Bunjaku

Hënë, 25 September 2023 14:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka akorduar urdhrin “Hero i Kosovës” policit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veriun e vendit. Urdhrin e pranoi familja e policit në një mbledhje në nderim të policit që ra në krye të detyrës.
 

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

“Jemi mbledhur sot këtu për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë, rreshterit, Afrim Bunjaku, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë, ndërkaq, nga sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit, integritetit territorial e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës sonë. Prandaj sot, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës,do t’i ndaj ‘post mortem’, urdhrin më të lartë të Republikës: Urdhrin "Hero i Kosovës!”, deklaroi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, sipas RTK, më tej theksoi se nga sot shteti ynë ka edhe një hero, ka edhe një kujtim më shumë për një njeri që me profesionalizëm, me përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës.
 

Polici Afrim Bunjaku, shtoi ajo, ishte një rreshter trime vetëmohues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë. Në mbledhje merrnin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ambasadorë e qytetarë të shumtë.

Polici Afrim Bunjaku u vra dje në orët e para të mëngjesit në një aksion kundër një grupi terrorist në veriun e vendit.

 

Kurti: Policia e Kosovës dje pengoi një skenar të gjerë kriminal e terrorist

Kyeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, tha veprimet e Policisë së Kosovës profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenar më të gjerë kriminal e terrorist.

“Dita e djeshme, e diela e 24 shtatorit 2023, na ka mbledhur ne sot këtu dhe  shpirtërisht me gjithë Kosovën për ta nderuar veprën e Afrim Bunjakut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës. Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë, për shkak të pikëllimit dhe dhembjes së përbashkët për Afrim Bunjakun, rreshterin e policisë sonë që e humbëm dje. Por e sotmja, është edhe dita kur do t'i bëhen nderimet më të larta shtetërore dhe gjithëpopullore policit Afrim Bunjaku, sepse bashkë me pikëllimin dhe dhembjen, ndjejmë krenari dhe besim për Afrimin dhe për të gjithë policët e Policisë së Kosovës. Për policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenar më të gjerë kriminal e terrorist”, tha ai.

Sipas tij Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj policëve të Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë, nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të përkrahur politikisht, të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia.

“Reagimi profesional i Policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre si dhe konfiskimin e shumë armatimeve dhe mjeteve të tjera mbështetëse logjistike”, tha ai.

Ai tha se nga dje, asgjë më nuk mund të jetë njësoj. “Faktet dolën sheshazi përballë nesh, në sytë tanë dhe të bashkësisë ndërkombëtare si dhe në sytë e secilit që ka kurajo dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin  jetojmë. Ky reagim profesional dhe i  matur  i institucioneve të Kosovës dje,  ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe properëndimor”, theksoi ai.

Kurti tha se plot 22 vite të kaluara në uniformën e Policisë së Kosovës, pra që nga viti 2001, e deri në ditën kur ra në kryerje të detyrës me po këtë uniformë, janë vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero Afrim Bunjakun: hero të Republikës së Kosovës!

“Sot, përballë e pranë fotografisë me portretin e Afrim Bunjakut në uniformë të policisë së Republikës sonë dhe përballë veprës së tij heroike, përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ne bëjmë atë që duam sepse duhet. Ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri, për të gjithë dhe secilin pa dallim. Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, heroit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, vrarë në veri të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...