Ngriti alarmin e armëve serbe në kisha/ Deputetja britanike Kearns: Të shtohen trupat e KFOR

Tuesday, 26 September 2023 11:17
Deputetja britanike që ngriti alarmin e armëve serbe në kisha kërkon shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë.

 

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë thirrje që 4.500 trupa shtesë të KFOR-it të vendosen në Kosovë, në mënyrë që sipas saj, të kontribuohet në ruajtjen e paqes.

Ajo ka deklaruar të hënën në rrjetin social X, i njohur si Twitter, se dislokimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet nga një grup më i madh i shteteve anëtare, ndërsa ka shtuar se KFOR-i e EULEX-i duhet të ndihmojnë institucionet e Kosovës për hetimet mbi vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.
 
“Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës - pasiviteti aktual është i paqëndrueshëm. Britania e Madhe nuk është më e kufizuar nga konsensusi dhe mosnjohësit e BE-së, kështu që duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Ne kemi nevojë për një shtyllë kurrizore në Ballkan”, shkruan deputetja britanike.
 
Ajo thekson se Qeveria e Serbisë duhet të angazhohet për normalizim të raporteve me Kosovën “dhe t’i japë fund retorikës radikalizuese dhe ndarjeve etnike që nxisin urrejtje”.
 

“Qeveria e Kosovës duhet të përvijojë përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetet serbo-kosovare, duke siguruar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja. BE-ja duhet të angazhojë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke forcuar paprekshmërinë e integritetit të saj territorial”.

“Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paraushtarake përgjegjëse për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku. Si financohen, armatosen dhe si transportojnë armë në/përreth Kosovës. Nga kush i marrin udhëzimet e tyre? KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndihmojnë hetimet dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me Qeverinë e Kosovës dhe vendet anëtare, për të ndihmuar në përgjigjen e shqetësimeve rreth përfshirjes së aktorëve të Beogradit në vrasjen e oficerit të policisë kosovare dhe bllokadat e orkestruara të rrugëve. Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që i kishte, ato që ne duhet të supozojmë tani për tani janë të rreme, ngjitëse që mbajnë emrin e tyre”, shton Kearns.

Në reagimin e saj thuhet se parandalimi i dhunës në Ballkan duhet të jetë prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Evropën.

“Duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...