Berisha: Solidarizohem me bojkotin e studentëve të Mjekësisë, ky është shkatërrim i sistemit shëndetësor në të ardhmen!

Hënë, 02 October 2023 13:04
Kreu i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, tha sot se solidarizohet plotësisht me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, që kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik për shkak të politikave shkatërruese të kësaj qeverie. 
 

"Universitetet e vendit hapen sot në kushtet kur autonomia e tyre është asgjësuar plotësisht - deklaroi Berisha para mediave. - Kur qeveria ka vendosur kontroll të plotë nëpërmjet bordeve korruptive mbi universitetet dhe autonominë e tyre.

Një akt tjetër i shëmtuar, totalitar, i pashembullt në Europë, është vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre.

Ky është akt totalitar, akt i cili nuk ekziston në asnjë vend tjetër.  Ky është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Ky akt ka bërë që qindra e qindra studentë, ekselentë ndër të tjerë, t’u drejtohen universiteteve të Europës, për diplomim në fushën e mjekësisë.
 
Qindra e qindra të tjerë u janë drejtuar universiteteve private. De facto është shkatërrimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe sistemit të shëndetësisë në të ardhmen.

Sot, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin. Solidariteti im është i plotë me ta.

U bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët. Të mos harrojnë se sot janë ata, por nesër duhet të zëvendësohen nga ata që po ikin.

Nesër pra, spitalet tona do mbeten bosh. Nesër kujdesi shëndetësor do të vuajë shumë më tepër se sot. Se detyrimi i studentëve për të firmosur kontratë është një akt tipik totalitar diktatorial. 

Unë u bëj thirrje studentëve të universiteteve të solidarizohen me studentët e mjekësisë, të mos pranojnë këtë vendim absurd që synon të kontrollojë ëndrrën dhe vullnetin e tyre.

Nuk është zgjidhja kontrata, zgjidhja është rritja e rrogave. Rritja dhe vetëm rritja e rrogave!

Nëse qeveria do shkurtonte shpenzimet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, ato do mjaftonin për dyfishimin, trefishimin e rrogave të mjekëve.

Mjekët duhet të paguhen që të japin shërbimet e duhura dhe të qëndrojnë," theksoi kreu i opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...