Berisha: Rama u shpall si Pashiqi i shekullit të 21! Nuk ka albanofob më të madh në historinë shqiptare

Hënë, 02 October 2023 20:33
Kryetari demokrat, Sali Berisha deklaroi nga salla e Kuvendit sot se Edi Rama është shpallur si Pashiqi i shekullit të 21-të nga një gazetar i njohur gjerman.

 

Berisha shtoi se nuk ka albanofob më të madh në historinë e vendit.

“Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç. I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.
 
E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin.
 
Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiçi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

 

Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpërurar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Atëherë a nuk është ky një turp kombëtar, të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiqi i shekullit të 21.

Nikolla Pashiq është gjithashtu kryeministri më kruel, më i pamëshirë, barbar, mizor kundër shqiptarëve. Pejës, krahinave të tjera të Kosovës gjatë luftërave Ballkanike. Pashiq është autori i krimeve më monstruoze për të cilat Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh. Majkëll Martin gjen Edi Ramën, 100 % të krahasueshëm, sepse Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë.

Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonisë serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...