Vizita e Macron/ Radio France Internationale: Rama dyshohet për lidhje të ngushta me trafikun e drogës

Tuesday, 17 October 2023 11:46
Radio ‘France Internationale’, e njohur si RFI, i ka kushtuar një raportim vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shqipëri.
 

Radio shtetërore franceze shkruan se ka dyshime se Edi Rama është i lidhur me trafikun e drogës.

“Ai ka qenë më parë në vitin 2022 për një takim evropian, Emmanuel Macron rikthehet në Tiranë në fillim të javës. Prania e tij duhet të shërbejë si një simbol: pasi ka bllokuar procesin e zgjerimit për një kohë të gjatë duke vënë veton për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca po mbron sot një Europë të zgjeruar, por me disa shpejtësi,” shkruan RFI.

Radioja e njohur ka intervistuar edhe publicistin e njohur, Fatos Lubonja.
 

“Edi Rama është një komunikues i shkëlqyer, por ka dy fytyra,” denoncon Lubonja, i njohur për pavarësinë e tij, një cilësi e rrallë në një Shqipëri shumë të polarizuar.

“Ai kultivon imazhin e tij modern dhe liberal ndërkombëtarisht, por e menaxhon vendin me grusht të hekurt, duke përdorur të gjithë mjetet e patronazhimit,” thotë Lubonja.

“Në pushtet që nga viti 2013, Edi Rama arriti në vitin 2021 atë që askush tjetër nuk e kishte bërë nga rënia e komunizmit: të merrte një shumicë absolute në Kuvend vetëm me Partinë e tij Socialiste. Sipas OJQ-së amerikane, Freedom House, Shqipëria nuk është më një demokraci, por një regjim hibrid, i korruptuar dhe gjithnjë e më autoritar. Kjo konfirmohet nga Reporterët pa Kufij, i cili ka bërë që vlerësimi i vendit të bjerë ndjeshëm vitet e fundit në renditjen e lirisë së shtypit. Kjo ngjalli zemërimin e kryeministrit shqiptar, i cili e akuzoi organizatën për gënjeshtra dhe fantazi.

Edi Rama dyshohet veçanërisht për lidhje të ngushta me trafikun e drogës, deri në atë pikë sa disa flasin edhe për kanabizimin e Shqipërisë. Kundërshtarët e tij dyshojnë se ai e ka sjellë vendin në linjë falë këtyre parave, akuza të cilat madje bënë që OECD ta vendosë Shqipërinë në mbikëqyrje të shtuar në vitin 2020. Sipas një studimi të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, më shumë se 1.6 miliardë euro dyshohet se janë pastruar mes viteve 2017 dhe 2019 falë lulëzimit të ndërtimit të pasurive të paluajtshme, ndërsa vendi po zbrazet”.

Më pas, RFI ndalet edhe te plaga e emigrimit masiv të shqiptarëve.

“Si të gjithë fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor, edhe Shqipëria po përjeton një eksod masiv të fuqisë punëtore. Shumë në fakt e kanë humbur shpresën për të jetuar në një vend të lirë, për të gjetur punë pa qenë nevoja të betohen për besnikëri ndaj një partie politike. Vetëm në vitin 2019, 12 përqind e shqiptarëve kishin udhëtuar jashtë shtetit dhe vendi humbet mesatarisht 2 përqind të popullsisë çdo vit. Sigurisht të parët që largohen janë ata nën 30 vjeç, të diplomuarit, por edhe të gjithë personat me një kualifikim profesional, që u lejon atyre të shpresojnë për të gjetur një vend pune jashtë vendit. Këto largime kanë pasoja të rënda, veçanërisht në turizëm, i cili është një goditje e madhe për ekonominë kombëtare. Sipas përllogaritjeve të sindikatës kryesore në këtë sektor, këtë vit ka pasur mungesë jo më pak se 300 mijë punëtorë. Por qeveria preferon të shmangë këtë temë dhe të fokusohet në bumin e jashtëzakonshëm që po përjeton vendi,” raporton RFI.

Megjithatë, RFi raporton se edhe ndikimi i turizmit ka pasoja të rënda mjedisore. Ndërtimet e paligjshme janë të shumta në bregdet dhe infrastruktura mungon kryesisht, veçanërisht për trajtimin e mbetjeve, me depozitime të shumta të paligjshme dhe ujëra të zeza, të cilat shpesh përfundojnë në det. Edhe zonat e mbrojtura janë nën presion, thekson RFI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...