Berisha: 1 miliard euro të Skavicës janë të barabarta me rritjen të paktën 130 përqind të rrogave të shqiptarëve

Hënë, 18 Mars 2024 23:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ka theksuar se Skavica do tu kushtojë shqiptarëve 1 miliardë euro.

Për Berishën, këto para janë aq sa duhet për të rritur rrogën 130 përqind shqiptarëve. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, më vëllazërore misionarëve të të vërtetës, shpresës, dinjitetit dhe lirisë.

Ju përshëndes përzemërsisht ju, përulem me mirënjohje të pakufishme para sakrificës suaj, qëndresës dhe vendosmërisë.

Falënderoj me mirënjohje oratorët, përfaqësuesit tuaj në parlamentin e lirisë, të cilët me të vërtetat që shpalosin dhe mbrojnë para jush dhe shqiptarëve, janë një frymëzim i vërtetë dhe kanë shndërruar këtë platformë në parlamentin e vërtetë të qytetarëve shqiptarë.

Në tribunën e mbrojtjes së interesave më jetike të çdo qytetari, mbrojtjes së interesit kombëtar të shqiptarëve dhe të ardhmes sonë.

Miqtë e mi, çdo ditë situata përkeqësohet me veprimet e qeverisë, pasi çdo ditë miratohen akte madhore të tmerrshme të vjedhjes, varfërimit, përçmimit të qytetarëve shqiptarë.

Pak ditë më parë iu informova se Skavica, çmimi i saj, që do paguajnë qytetarët shqiptarë ka arritur nga 400 milionë në 1 miliard euro.

Dhe kjo është një gjobë e tmerrshme për çdo qytetar të këtij vendi.

1 miliard euro të Skavicës janë të barabarta me rritjen të paktën 130 përqind të rrogave të shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...