Grenell sqaron në Çim Peka LIVE pse u zgjodh Sazani: Zhvillimi i turizmit në bregdetin shqiptar është duke shpërthyer

Tuesday, 19 Mars 2024 00:01

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, Richard Grenell ka treguar se pse u zgjodh bregdeti i Shqipërisë për investimin prej 1 miliardë dollarësh.

Çim Peka: Vjet jemi takuar në brigjet e Shqipërisë dhe më keni thënë se, jeni i mrekulluar nga kjo bukuri dhe këtu duhet të investohet. Për të qenë korrekt edhe para vitit 2009 ka qenë një negociatë e kryeministrit konservator Sali Berisha me Silvio Berluskonin, por italianët u tërhoqën nga kriza financiare e vitit 2008 dhe u tërhoqën. 1 miliard dollarë për tu investuar në Sazan janë shumë, unë nuk di një kompani të huaj e cila ka marrë përsipër të investojë 1 miliardë dollarë dhe nuk është tërhequr rrugës. Pyetja që çdo shqiptar do të bënte në mosbesim, duke pasur eksperiencën paraardhëse, i ka kompania juaj 1 miliard dollarë për t’i investuar në Sazan? 

 

Richard Grenell: Faleminderit për pyetjet. Ne po përpiqemi të krijojmë një ekip dhe nuk i druhemi kohës. Kur bëhet fjalë për investime dhe mundësi, investitorët duhet të marrin në konsideratë kohën dhe shumë faktorë të tjerë, si ekonomia, që është një prej faktorëve që kemi vërejtur në të kaluarën. Nga ana tjetër, mendoj se vetëm dëshira e investitorëve për të hyrë në një rajon është një prej problemeve të cilat përballemi. Në dekadën e fundit, në Ballkan, ekziston perceptimi i konfliktit, prania e trupave të NATO-s në Kosovë. Kjo nuk i ndihmon investitorët që besojnë se mund të investojnë në Ballkan, sepse askush nuk do të investojë në një rajon pa siguri. Kur dëgjon ‘trupa të NATO-s’ dhe ‘konflikt’, sepse këto dëgjojmë nga media politike, idetë pështjellohen. Si një person që e njeh rajonin shumë mirë, unë nuk e kam këtë mendim. E di që ka konflikte, po gjithashtu e di se bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm, njerëzit janë entuziastë me turistët dhe udhëtarët e huaj, ushqimi është i pabesueshëm.

Unë kam vërë re dëshirën e popullit shqiptar që të zhvillojë ekonominë në mënyrë që të përfitojë. Zhvillimi i turizmit në bregdetin shqiptar gjatë verës është duke shpërthyer këto vitet e fundit. Ndërkohë që po përgatitnim këtë projekt, instagrami i Dua Lipës, apo i të tjerëve që vizitonin Shqipërinë, më bënte të mendoja se kush do të investojë, kush do të bëjë një investim madhor së shpejti. Kur shikon fotografitë e bëra gjatë verës në Shqipëri gjatë viteve të fundit, arrin në përfundimin se ky është vendi i duhur për investime, po që ende nuk ka investime. I kthehem idesë së konfliktit të perceptuar që i zmbraps njerëzit që nuk e njohin Shqipërinë dhe nuk e kuptojnë Ballkanin. U desh kohë që të informonim njerëzit për këtë rajon dhe për investimin, na u desh disa vite dhe jam entuziast që Jaret dhe Affinity kishin besim se ky do të ishte një projekt i mirë. Ne kaluam kohë me kërkime, bisedime me partnerët, dhe brenda disa muajsh do të merrni lajme të gëzueshme nga partnerë të tjerë që do të bëhen pjesë e këtij investimi.

Çim Peka: U janë dashur vite për ti bindur partnerët tuaj. Në fakt Greqia që është ngjitur nesh ka mjaft ishuj pafund bosh. Pse ju tërhoqi Sazani dhe jo ishujt grek bosh, ku siguria dhe  lehtësia për të bindur partnerë për të investuar mund të ishte më e lehtë. 

Richard Grenell: Është e vërtetë. Shumë amerikanë shkojnë në Greqi, e njohin Greqinë, edhe unë shkoj rregullisht në Greqi. Por kur shkon në Shqipëri është një përvojë tjetër. Është një vend i virgjër, i bukur, natyral dhe kjo të jep një tjetër ndjesi. Shqipëri është shumë ndryshe nga Greqia. Nuk janë vende që mund t’i krahasosh. Më pëlqen fakti se sa i ri, i paprekur dhe natyror është bregdeti shqiptar. Ne duam të tregohemi të kujdesshëm me këtë në projektin tonë.

Çim Peka: A keni ju një ide, një plan biznesi sa mund të jetë numri i shqiptarëve që mund të punësohen në këtë projekt 1 miliardësh, siç thoni ju.

Richard Grenell: Patjetër që do të ketë me mijëra kur të përfundojë projekti. Ne do të ndjekim planin tonë, do të përpiqemi të marrim miratimin përfundimtar të cilin ende nuk e kemi. Duam t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve që projekti ynë dhe planet të jenë në përputhje me kërkesat e qeverisë shqiptare. Pas miratimit, do të ndajmë detajet, por nuk jemi ende në atë fazë.

Çim Peka: A keni një afat se kur mund të merrni këtë miratim dhe mund ta filloni punë?

Richard Grenell: Jo. Megjithatë, amerikanët janë të paduruar, dhe unë jam edhe më i paduruar dhe jam gati të nis dhe t’u përgjigjem të gjitha kërkesave dhe pyetjeve. Sa më shpejt të jetë e mundur, është përgjigjja më e mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...