Berisha: Rama i përket kategorisë së narkodiktatorëve që përdorin pushtetin për të vendosur në arrest kundërshtarin politik

E mërkurë, 20 Mars 2024 10:16

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama futet tek ato kategori të narkodiktatorëve që përdorin pushtetin për të vendosur në arrest kundërshtarin politik.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, qytetare dhe qytetarë të pamposhtur, njerëz të të vërtetës, misionarë të vlerave më të larta, dinjitetit të individit dhe të shoqërisë.

Janë 79 ditë që ju mblidheni çdo natë dhe e shndërruat këtë rrugë me qëndrimin tuaj të pamposhtur, guximin tuaj, në një burim të madh frymëzimi për mbarë shqiptarët.

Në një burim të madh inkurajimi, trimërimi të mbarë qytetarëve shqiptarë.

Por të dashur miq, me fjalët tuaja në platformën e parlamentit të lirisë, ju keni mbrojtur të vërteta të mëdha për çdo shqiptare dhe shqiptar.

Të vërteta të mëdha për Shqipërinë më shumë se kurrë parlamenti i Shqipërisë në historinë e tij.

Jeni shndërruar kështu në parlamentin e të vërtetave të mëdha.

Dhe miq, nuk ka armë më të fuqishme, nuk ka armë më fitimtare se e vërteta në duart e tua. Se mbrojtja e saj!

Ju protestoni prej 79 ditësh në këtë rrugë, sepse në Shqipëri njëlloj si në Turkmenistan, në Ugandë, në Tunizi, në Rusi, Mianmar apo Teheran, sundimtari ka vendosur në arrest shtëpie pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, kundërshtarin politik, vetëm e vetëm se ai me armën e të vërtetës, i kall tmerrin.

Por ju faktuat se e vërteta nuk mund të ndryhet, se e vërteta nuk mund të shtypet, se e vërteta nuk mund të trembet dhe frikësohet.

Me aktin e tij, Edi Rama faktoi se ai është një Musolin i vërtetë, është një Turkmenbash i vërtetë, është një Lukashenko i vërtetë.

Miqtë e mi, ju shpesh e dëgjoni Edi Ramën të përmendë Xho Bajden, presidentin Makron, kancelarin Sholc, kryeministrin Sunak, kryeministren Meloni.

Por a e dini miq se secili prej jush është 10, 100 herë më i afërt me ta, sepse ata janë njerëz të zgjedhur me votën e lirë, me të vërtetën e votës se sa Edi Rama, që qëndron në pushtet me votën e rrëmbyer.

Qëndron në pushtet me banda dhe krim.

Qëndron në pushtet me tonelata droge.

Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me asnjë udhëheqës të vendeve të lira. Përkundrazi, ai i përket kategorisë së narkodiktatorëve, të cilët përdorin pushtetin për të vendosur në arrest kundërshtarin politik.

Përdorin pushtetin për të shkelmuar çdo ditë të drejtat e qytetarëve.

Përdorin pushtetin për të montuar falsifikime, shpifje, trillime, propagandën e tmerrshme të mashtrimit.

Përdorin pushtetin për të vendosur pra, diktaturën e re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...