Një ditë më parë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Mësohet se ai është vënë nën hetim për 4 vepra penale: korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikimi i dokumenteve.
Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të Grupit Parlamentar të PD-së.
Syri ka mësuar nga burimet se sot prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e kreut të Tatimeve dhe të disa prej vartësve të tij, ku do të eksportojnë dhe këqyrin komunikimet e tyre, ndërsa fokusi janë bisedat që mund të jenë zhvilluar mes drejtorit Klosi dhe vartësve të tij.
Regjistrimi i procedimit penal për Ceno Klosin, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, aktualisht është në fazë hetimesh nga prokurori Elvin Gokaj.