Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë që një kryeministër të gjuajë një gazetare

E mërkurë, 20 Mars 2024 10:36

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama futet tek ato kategori të narkodiktatorëve që përdorin pushtetin për të vendosur në arrest kundërshtarin politik. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Berisha përmendi edhe sulmin që Edi Rama i bëri gazetares së SYRI-t, Ambrozia Meta. Berisha tha se, pas këtij sulmi, mediat e qeverisë e qepën gojën.

FJALA E PLOTE: 

 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, qytetare dhe qytetarë të pamposhtur, njerëz të të vërtetës, misionarë të vlerave më të larta, dinjitetit të individit dhe të shoqërisë.

Janë 79 ditë që ju mblidheni çdo natë dhe e shndërruat këtë rrugë me qëndrimin tuaj të pamposhtur, guximin tuaj, në një burim të madh frymëzimi për mbarë shqiptarët.

Në një burim të madh inkurajimi, trimërimi të mbarë qytetarëve shqiptarë.

Por të dashur miq, me fjalët tuaja në platformën e parlamentit të lirisë, ju keni mbrojtur të vërteta të mëdha për çdo shqiptare dhe shqiptar.

Të vërteta të mëdha për Shqipërinë më shumë se kurrë parlamenti i Shqipërisë në historinë e tij.

Jeni shndërruar kështu në parlamentin e të vërtetave të mëdha.

Dhe miq, nuk ka armë më të fuqishme, nuk ka armë më fitimtare se e vërteta në duart e tua. Se mbrojtja e saj!

Ju protestoni prej 79 ditësh në këtë rrugë, sepse në Shqipëri njëlloj si në Turkmenistan, në Ugandë, në Tunizi, në Rusi, Mianmar apo Teheran, sundimtari ka vendosur në arrest shtëpie pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, kundërshtarin politik, vetëm e vetëm se ai me armën e të vërtetës, i kall tmerrin.

Por ju faktuat se e vërteta nuk mund të ndryhet, se e vërteta nuk mund të shtypet, se e vërteta nuk mund të trembet dhe frikësohet.

Me aktin e tij, Edi Rama faktoi se ai është një Musolin i vërtetë, është një Turkmenbash i vërtetë, është një Lukashenko i vërtetë.

Miqtë e mi!

Ju shpesh e dëgjoni Edi Ramën të përmendë Xho Bajden, presidentin Makron, kancelarin Sholc, kryeministrin Sunak, kryeministren Meloni.

Por a e dini miq se secili prej jush është 10, 100 herë më i afërt me ta, sepse ata janë njerëz të zgjedhur me votën e lirë, me të vërtetën e votës se sa Edi Rama, që qëndron në pushtet me votën e rrëmbyer.

Qëndron në pushtet me banda dhe krim.

Qëndron në pushtet me tonelata droge.

Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me asnjë udhëheqës të vendeve të lira. Përkundrazi, ai i përket kategorisë së narkodiktatorëve, të cilët përdorin pushtetin për të vendosur në arrest kundërshtarin politik.

Përdorin pushtetin për të shkelmuar çdo ditë të drejtat e qytetarëve.

Përdorin pushtetin për të montuar falsifikime, shpifje, trillime, propagandën e tmerrshme të mashtrimit.

Përdorin pushtetin për të vendosur pra, diktaturën e re.

Të dashur miq!  

Sot Shqipëria u gjend para një skene që nuk e kishte parë në tërë historinë e saj.

Nuk kishte ndodhur kurrë që një zyrtar, një kryeministër të gjuajë një gazetare të mirënjohur, një zonjë, një motër, një vajzë, një grua, para kamerave, para qytetarëve.

Miqtë mi, ky është një akt që tregon të gjithë karakterin e tij, të gjithë shëmtinë e karakterit të tij.

Ka pasur një incident këto ditë dhe për dy javë mediat u morën me atë episod.

Kurse sot, ato kanë qepur gojën, mediat e qeverisë, heshtin dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

A mund të imagjinoni ju miqtë e mi, se çdo mund të bënte ky njeri brenda 4 mureve, pa praninë e të tjerëve, ndaj një njeriu që do ia përplaste të vërtetat në fytyrë.

Ju më keni dëgjuar mua të denoncoj me dhjetëra herë brutalitetin e tij në mbledhjet e qeverisë. Agresivitetin e tij ndaj ministreve në mbledhjet e qeverisë.

Por ato heshtin, nuk flasin, depersonalizohen në vend se t’ia përplasin në fytyrë qëndrimin brutal prej një zyrtari mesjetar dhe stërmesjetar, që nuk kontrollon dufin dhe urrejtjen për ato që nuk i pëlqejnë.

Miqtë e mi!

Ky regjim është alarm për çdo shqiptar.

Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi.

Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re.

E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.

Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.

A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot.

A mund të vazhdohet? Asnjë ditë.

Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim.

Presin fitoren e mosbindjes civile.

Të dashur miq.

Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.

Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.

Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.

Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.

Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.

Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.

Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.

Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.

Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.

Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.

Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.

Të votojmë si qytetarë europianë.

Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.

Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja.

Fitore e opozitës, fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...