Berisha publikon skandalin: Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE

E Enjte, 21 Mars 2024 12:21

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi edhe një tjetër skandal të Edi Ramës.

Berisha tha se, pas marrjes së detyrës si kryeministër në vitin 2013, Edi Rama shkoi në Britani dhe i kërkoi një zyrtari të lartë që të mos i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE, që të mos dukej se këtë status e kishte marrë qeverisja e PD-së. 

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur të vlerave, të idealeve demokratike, të shpresës, guximit dhe besimit të shqiptarëve.

Një nderim të veçantë kam për oratorët, që nga kjo tribunë e parlamentit të lirë, me guxim, shpërndajnë mesazhe shprese, mesazhe optimizmi, por dhe denoncojnë në të gjitha aspektet anët e saj, të keqen e madhe që ka kapluar sot Shqipërinë.

Diktaturën e Edi Ramës, të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, me vjedhjen e qeveritarëve, me drogën.

Të bazuar në tiraninë e varfërisë, që bëhet çdo ditë e më e rëndë, më e madhe, për qytetarët shqiptarë.

Kjo rrugë dhe ju misionarët e saj, me armën e të vërtetës, po zgjoni te mbarë shqiptarët, guximin, vendosmërinë për të mbrojtur kauzën e drejtë, kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit, kauzën e vlerave të një shoqërie të lirë, pa të cilën nuk ka zhvillim, nuk ka begatim, nuk ka të ardhme.

Pa të cilën nuk ka integrim në Europë, si e ardhmja më e mirë e kombit shqiptar.

Miqtë e mi, po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat.

Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë.

Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airëays, fluturoi në Londër.

Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore.

Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj.

Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...